Breaking News
Home / Lajme / KSHZ: Përcaktohet radhitja në fletëvotim për zgjedhjet e 11 dhjetorit

KSHZ: Përcaktohet radhitja në fletëvotim për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Shkup, 18 Nëntor 2016
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), sot me short e përcaktoi radhitjen në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për më 11 dhjetor.
Nën numrin rendor një në fletëvotim është Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, nën numrin rendor dy është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), tre është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe numrin rendor katër e tërhoqi Koalicioni i udhëhequr nga LSDM. Nën numrin pesë në fletëvotim do të jetë Koalicioni “Për ndryshime dhe drejtësi-FRODEM”, DEMOS, LD, MORO-RP, në numrin gjashtë do të ejtë Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), në shtatë Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, tetë Partia Liberale, nëntë VMRO-Për Maqedoni, dhjetë në fletëvotim do të jetë Lëvizja BESA dhe 11 partia politike E Majta.
Nën këta numra koalicionet dhe partitë politike do të paraqiten në të gjitha njësitë zgjedhore.
Gjatë shortit, mundësi të parët për të tërhequr numër për fletëvotim patën përfaqësuesit e autorizuar të katër partive më të mëdha politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, me çka patën mundësi t’i marrin numkrat prej 1 deri në 4, e më pas të tjerët nga grupi i dytë tërhoqën shortin për numrat prej 6 e deri në 11.
Përfaqësuesi i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski paralajmëroi se të dielën koalicionet dhe partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje duhet të nënshkruajnë Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillonj të hënën, më 21 nëntor dhe do të zgjasë deri më 9 dhjetor të vitit 2016, në mesnatë. /Radio Vala

1,143 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Shqiptarja Diellza Sejdiaj, Kampione e Botës në Karate Kumite me Zvicrën

Lisbonë/Portugali, me 20/22 Shtator 2019 Diellza Sejdiaj është shpallur Kampione e botës në Karate, në …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: