Home / Lajme / Projekt i USAID-it për përforcim të shoqërisë civile dhe përfshirjen e të rinjve

Projekt i USAID-it për përforcim të shoqërisë civile dhe përfshirjen e të rinjve

Shkup, 18 Nëntor 2016
Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) sot e filloi Projektin për pjesëmarrje qytetare (CEP), nismë pesëvjeçare për mbështetje të sektorit qytetar të Maqedonisë dhe organizatave rinore të cilat i përfshijnë qytetarët, sektorin privat dhe institucionet qeveritare dhe palët e prekura për çështje të interesit publik.
Siç ceket në kumtesë, projekti do t’i mbështesë organizatat qytetare dhe koalicionet e organizatave qytetare (GO) të fokusuara në çështje prioritare në interes të qytetarëve të Maqedonisë, do t’u ndihmojë GO ta promovojnë dialogun, do të organizojë programin LEAD njëvjeçar (Udhëheqje, Pjesëmarrje, Aksion, Zhvillim) i cili do t’u mundësojë të rinjve të motivuar, shkathtësi për të punuar në kuadër të bashkësive të tyre. Gjithashtu, LEAD do t’u mundësojë burrave dhe grave të reja pjesëmarrje në jetën publike dhe procesin e sjelljes së vendimeve për çështje të cilat ndikojnë në jetëpn e tyre, bashkësitë dhe në përgjithësi shoqërinë e Maqedonisë.
“Përmes Projektit për pjesëmarrje qytetare të rinjtë dhe organizatat rinore do të përfitohen me dituri, motivim, vlera dhe do të zhvillojnë shkathtësi të cilat do t’u mundësojnë që të kyçen në mënyrë aktive bë dialogun me pushtetin dhe sektorin privat në aksione të cilat e promovojnë mirëqënie në bashkësitë e tyre”, theksoi drejtori i zyrës për zhvillim të USAID-it, Eduard Gonzales.
Ai theksoi se qëllimi i USAID-it është përforcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe atyre të cilëve ata u shërbejnë, si dhe mbështetje Organizatave qytetare që në mënyrë efikase do të kyçen me institucionet publike dhe palët e prekura.
Projekti për pjesëmarrje qytetare është implementuar nga ana e Ist Uest Menaxhment Institut (East West Management Institute- ЕWMI), në partneritet me katër organizata qytetare: Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, Asociacioni për Nisma Demokratike (ADI), Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni (FSHOM) dhe Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë (KNRM). /Radio Vala

431 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje