Breaking News
Home / Lajme / Promovimi i turizmit rural në komunat e Likovës, Çashkës, Debërcës dhe Bogovinës

Promovimi i turizmit rural në komunat e Likovës, Çashkës, Debërcës dhe Bogovinës

Shkup, me 18 Nëntor 2016
Ministrja për vetëqeverisje lokale Shiret Elezi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Louisa Vinton, sot prezantuan dokumente për 4 projekte të reja në komunat Çashkë, Debërcë, Likovë dhe Bogovinë për zhvillimin e turizmit rural.
Fjala është për dokumentacionit teknik për ndërtimin e rrugës lokale që lidh fshatin Nezhilovë me shtëpizën malore në komunën e Çashkës, ndërtimin e rrugës lokale nga fshati Belçistë në Novo Selë, shtegun e këmbësorëve në komunë e Debërcës, rrugën lokale në drejtim të lokalitetit “Pishatshtigjeve për këmbësorë me një gjatësi të përgjithshme prej 32 kilometra si dhe vendosjen e tabelave informative turistiked në Bogovinë.
Përgatitja e dokumentacionit teknik për këto projekte ishte sfida kryesore për katër komunat rurale që të arrijnë deri te sigurimi e fondeve për realizimin e tyre, theksoi ministrja Elezi.
Elezi theksoi se financimi i dokumenteve teknike që arrijnë në 70,000 euro është një nxitje e rëndësishme për sigurimin e fondeve shtesë për zbatimin e këtyre projekteve, me vlerë prej rreth 4 milionë euro.
– Qëllimi ynë është që potencialet turistike ti bëjmë të dukshme për investitorët potencialë. Komunave t’u ndihmojmë ta bëjnë hapin e parë të madh drejt sigurimit të mjeteve financiare për realizimin e projekteve kryesisht në infrastrukturë. Kjo do të hapë mundësi të reja për banorët lokal, për të zhvilluar bizneset e vogla familjare që do të krijonin vende të reja pune.
Duke krijuar kushte, potencialet turistike të bëhet destinacione turistike, turizmit lokal jo vetëm se mund të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonominë lokale, por në përgjithësi do të rrisë cilësinë e jetës në vendbanimet lokale, do ti bëjë ato më të bukur dhe më tërheqës jo vetëm për turistët, por edhe për vendasit. Kjo do të ishte motiv shtesë që të rinjtë të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në komunat e tyre, tha ministri Elezi.
Në kuadër të realizimit të këtij projekti të përbashkët të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe UNDP-së në katër rajone planore – rajonin verilindorë, atë të Vardarit, rajonin e Pollogut dhe Jugperëndimorë, janë të gatshëm dhe regjistrat për potencialet turistike në nivel rajonal, që synojnë nxitjen e zhvillimit të këtyre rajoneve, duke krijuar kushte për zhvillimin e turizmit lokal.
“Ne kemi punuar ngushtë me katër komunat që të fokusohemi në investimet strategjike kyçe – rrugë të reja drejt atraksioneve natyrore në Çashkë, Debërcë, Bogovinë dhe Likovë, për shembull, 35 kilometra të shtigjeve të reja për ecje – të cilat do të ndihmojnë hapjen e potencialeve të shumta për turizëm të cilat ne i shohim në vende të bukura natyrore të cilat secila komunë i gëzon. Ky aktivitet paraqet investim të përbashkët prej 71 000 USD.
Gjithashtu, ne i gëzohemi bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Ministrinë e vetëqeverisjes lokale në fushën e parandalimit të vërshimeve, dhe une jam e lumtur të shpall se UNDP ka qenë në mundësi që të shtojë edhe 100 000 USD në projektin tonë të përbashkët për përmirësim të mbrojtjes nga vërshimet për banorët e Tetovës dhe të rajonit të Pollogut. Kjo shumë e re sjell vlerën e përgjithshme të projektit prej 430 000 USD, deklaroi Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton.
Në konferencën për shtyp ministrja Elezi informoi se pas zbatimit të plotë të procedurës për shpenzime publike, janë zgjedhur dy kompanitë që do të punojnë në rindërtimin e tre digat mbi lumin Shkumbim, pastrimin e deponive të egra në fshatin Shipkovicë dhe për kryerjen e punëve përgatitore për instalimin e stacioneve hidrologjike në regjionin e Pollogut.
Sipas marrëveshjeve, punët për pastrimin e deponisë në fshatin Shipkovicë, si dhe punë përgatitore për instalimin e stacioneve hidrologjike, në tërësi duhet të përfundojnë deri në fund të vitit, ndërsa afati për rikonstruimin e tri digave mbi lumin Shkumbim është fundi të marsit të vitit të ardhshëm. Kështu, Ministria për vetëqeverisje lokale, në bashkëpunim me UNDP-në, do të përfundojë fazën e parë për rehabilitimin të shkaqeve dhe për zvogëlimin e rreziqeve nga përmbytjet në rajonin e Pollogut. /Radio Vala

1,114 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: