Home / Lajme / Nesër nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte, nga e hëna fushata

Nesër nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte, nga e hëna fushata

Shkup, 19 Nëntor 2016
Koalicionet dhe partitë politike të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit nesër do të nënshkruajnë Kod me të cilin do të zotohen për proces zgjedhor korrekt dhe demokratik.
Të hënën, 21 nëntor, fillon fushata zgjedhore 20-ditëshe e cila do të zgjasë deri më 9 dhjetor në mesnatë.
Partitë dhe koalicionet po përgatiten për tubime dhe takime me qytetarët. VMRO-DPMNE-ja dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” fushatën do ta fillojë tradicionalisht në Ohër, LSDM-ja dhe partitë e koalicionit në Prilep, BDI-ja në Likovë….
Në KSHZ dje me short është caktuar radhitja e pjesëmarrësve në fletëvotim për zgjedhjet.
Nën numrin rendor një në fletëvotim është Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, nën numrin rendor dy është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), tre është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe numrin rendor katër e tërhoqi Koalicioni i udhëhequr nga LSDM. Nën numrin pesë në fletëvotim do të jetë Koalicioni “Për ndryshime dhe drejtësi-FRODEM”, DEMOS, LD, MORO-RP, në numrin gjashtë do të ejtë Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), në shtatë Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, tetë Partia Liberale, nëntë VMRO-Për Maqedoni, dhjetë në fletëvotim do të jetë Lëvizja BESA dhe 11 partia politike E Majta.
Nën këta numra koalicionet dhe partitë politike do të paraqiten në të gjitha njësitë zgjedhore.
Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të marrin pjesë 11 subjekte politike – pesë koalicione dhe gjashtë parti. Të drejtë vote do të kenë gjithsej 1.784.524 qytetarë. Në diasporë do të mund të votojnë 20.591 shtetas të Maqedonisë. /Radio Vala

266 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje