Home / Kulturë / Filmi francez Maman(s), fitues i Festivalit të 10-të Jubilar të Filmit të Shkurtër SWIKOS 2016

Filmi francez Maman(s), fitues i Festivalit të 10-të Jubilar të Filmit të Shkurtër SWIKOS 2016

Bazel, me 19 Nëntor 2016
Me 18-të dhe 19-të Nëntor 2016, në Bazel të Zvicrës u mbajt Festivali i Filmit të shkurtër SWIKOS.

Në dy net me radhë u shfaqen 14-të filma nga katërmbëdhjetë shtete. Ne natën e parë u shfaqen filmi i Kosovës, Zvicrës, Portugalisë, Francës, Kroacisë, Hungarisë dhe Gjermanisë, ndërsa në natën e dytë filmi nga Shqipëria, Polonia, Bosnja, Spanja, Çekia, Anglia dhe Itali. Pas shfaqjes së filmave konkurruese, në fund për publikun në Qendrën Kulturore Scala në Bazel u shfaq edhe filmi SHOK, fitues i edicionit të vitit të kaluar.

Juria e këtij Festivali përbëhej fitues të shumë çmimeve në Oskar, Eshref Durmishi i cili vitin e kaluar u nominua për Oskar, pastaj kryetari i jurisë, Michael Flume, dhe Tom Gerber.

Fitues në Edicionin e 10-të Jubilar është zgjedhur Filmi Maman(s), i regjisores nga Franca, Maimouna Doucoure.

Çmimi i Publikut dhe Regjisë më të mirë u ndanë për filmin gjerman Samira të Charlotte A. Rofles, çmimi Kamera më e mirë për filmin hungarez Boglarka (Istvan Balaes Balazs), çmimi Montazhi më i mirë për filmin çek Lesapan të Pavel Soukup dhe çmimi më i mirë Aktori më i mirë për filmin e Kosovës, 1 €uro të Majlinda Kosumovic.

Çmimt u ndanë nga Drejtori dhe Regjisori i Festivali i SWIKOS, Florim Brajshori dhe juria Eshref Durmishi, Michael Flume dhe Tom Gerber.

“Na është dashur kohë për të punuar, në këto punë arritët veç me punë dhe jemi shumë të kënaqur. Përveç Jubileut, do ta kisha veçuar vitin e kaluar ku kemi arritur kulminacionin me atë që kemi dashur ta arrijmë, mes shteteve gjermano folëse, shqiptarëve dhe kryesisht Ballkanit, vjet kemi pasur shumë mysafir special. Këtë vit mund ta veçoj Jurinë, çdo pjesëtar i Jurisë ka pasur punë, ka pasur çmime në Oskar. Tre prej Jurisë, Eshtrefi nga Kosova i cili me Filmin SHOK arriti kulminacionin e Kosovës dhe dy zviceran të cilët kanë punuar me aktorë të Holivudit dhe kanë xhiruar. Presidenti i Jurisë ka qenë dhe ka jetuar njëzet vjet në Holivud. Risia ka qenë se e kemi paramenduar se do ta bëjmë me çdo shtet të Evropës dhe kemi arritur katërmbëdhjetë shtete, që të mos dalim prej konceptit të vitit të kaluar. Për vitin tjetër e kemi bërë punën që ti kemi të gjitha shtetet e Evropës, për tu prezantuar me nga një film”, u shpreh për Radio Vala, drejtori i Filmit të shkurtër SWIKOS, Florim Brajoshori.

“Këtë vit e kam pasur nderin dhe jam ftuar nga stafi i SWIKOS-it të jem prezent dhe anëtar i jurisë dhe ti vlerësoj filmat që kanë qenë konkurrent në Jubilarin e 10-të të Festivalit SWIKOS. Është ndjenjë e mirë, është privilegj, por njëkohësisht është edhe përgjegjësi dhe obligim që të mundohesh të zgjedhësh filmat më të mirë. Vërtetë ka pasur filma konkurrent në një konkurrencë shumë të mirë, kështu që ne jemi munduar që racionalisht me e zgjedh prej gjithë atyre më të mirëve, pak më të mirin me thënë, sepse është shumë vështirë me qenë Juri se ka filma të mirë dhe ndonjëherë mundesh ti hysh dikujt në hak ndoshta. Në fund janë çështje të shijes, të teknikës dhe janë disa gjëra që e bëjnë një film pak më të mirë se ndoshta tjetrin. Festivalet e tilla krijojnë ura dhe miqësi mes njerëzve të vendeve dhe kombësive dhe nacionaliteteve të ndryshme. Jam shumë i lumtur që ky festival ndodh në Zvicër, pikërisht i krijuar prej disa shqiptarëve që jetojnë në Zvicër dhe kanë krijuar me pasur një publik aq Ndërkombëtar sikur sonte që i patëm gjerman, francez, kemi italian dhe të nacionaliteteve të ndryshme. Festivali ka arritur më pasur filam të ndryshëm të Evropës, jo vetëm filma shqip ose filma zviceran. Kjo është shumë e rëndësishme dhe këto ura duhet më u ndërtuar dhe më u përforcuar aq më shumë. Edhe në skenë bëra thirrje njerëzve që e përkrahin këtë Festival që të vazhdojnë ta përkrahin sepse vërtetë i bëjnë një nderë Artit, i bëjnë një nderë komunitetit shqiptar, u bëjnë një nderë të gjithë artistëve kudo që janë”, vlerëson anëtari i Jurisë së SWIKOS, Aktor dhe Producent i filmit SHOK, Eshref Durmishi në një prononcim ekskluziv për Radio Vala.

Drejtori i SWIKOS Florim Brajoshori është i bindur që fitues i sivjetmë do ti ketë dyert e hapura në Oskar dhe Berliner.

“Jam shumë i bindur se filmi që do të fitoj këtë vit do ti ketë dyert e hapura, se kështu ndodh katër vitet e fundit që çdo film që ka fituar të na është nominuar për OSKAR apo Berliner se kemi fatin që gjithmonë i kemi marr filmat e ri”, thotë Brajoshori.

Edhe dy anëtarët tjetër të Jurisë, Michael Flume dhe Tom Gerber e vlerësuan të mrekullueshëm Festivalin SWIKOS duke çmuar dhe vlerësuan idenë dhe punën e organizatorëve Florim Brajoshirt, Shqipran Gashit, Anna Ferstanz dhe të tjerëve.

Radio Vala ishte mbështetës medial i këtij Festivali. Falënderojmë publikisht drejtuesit e SWIKOS për mundësinë e bashkëpunimit, për nderin dhe respektin e treguar.

Kasam Selimi /Radio Vala

19_11_2016_swikos_2016-2 19_11_2016_swikos_2016-3 19_11_2016_swikos_2016-4 19_11_2016_swikos_2016-5

2,100 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje