Breaking News
Home / Lajme / Klesta Qehaja sot përfaqëson shqiptarët në Junior Eurovision 

Klesta Qehaja sot përfaqëson shqiptarët në Junior Eurovision 

Tiranë, 20 Nëntor 2016
Sonte do të përfundojë pritja për Klesta Qehanë, dhe për popullin shqiptar që e përcjellë rrugëtimin e saj në garën Junior Eurovision.
Klesta do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët në këtë garë me këngën “Besoj”, e cila mbahet sot, e ku Klesta do të këndojë e treta në mesin e 17-të shteteve pjesëmarrëse.
Festivali mbahet në ora 16:00, ndërsa ky është edicioni i 14-të i garës së Eurovizionit për më të vegjlit. Qipro, Izraeli dhe Polonia rikthehen në këtë edicion pasi kishin munguar vitin e kaluar.
Në bazë të basteve e komenteve, Klesta mund të futet në pesëshen më të mirë. Veçohet zëri i saj ndërsa komentohet se ka ngecje në paraqitjen skenike, në të cilën do të duhej të punohej më shumë. /Radio Vala

625 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: