Home / Lajme / Mbahet Konferencë shkencore “75-vjetori i hapjes së shkollave shqipe në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore”

Mbahet Konferencë shkencore “75-vjetori i hapjes së shkollave shqipe në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore”

Shkup, 20 Nëntor 2016
Tri qendrat albanologjike shqiptare: ITSHKSH-Shkup, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike e Tiranës sot në Shkup mbajtën konferencë shkencore me temë: “75-vjetori i hapjes së shkollave shqipe në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore”.
Pjesëmarrës në konferencë ishin ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës Arsim Bajrami, prof.dr. Skender Asani (ITSHKSH – Maqedoni), akademiku Marenglen Verli (QSA – Shqipëri), prof.dr. Hysen Matoshi (IA – Kosovë) dhe akademikë tjerë.
Ministri i Arsimit Lutfiu përgëzoi këtë bashkëpunim domethënës të tre instituteve të studimeve albanologjike në trekëndëshin Shkup–Prishtinë-Tiranë, për të kujtuar një moment kaq të rëndësishëm të historisë së arsimit shqiptar.
“Bashkëpunimi në mes të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike të Tiranës, është mesazhi më i mirë i bashkëpunimit të qendrave tona, në drejtim të bashkërendimit të aktiviteteve edhe në sfera tjera me interes shkencor dhe publik. Ky model është me rëndësi të ndiqet edhe nga institucionet tjera, të cilat kanë nevojë për t’i bashkuar forcat dhe dijet për të sendërtuar kapacitetet tona nën një kauzë të përbashkët”, theksoi Lutfiu.
Në fund, ministri Lutfiu të gjithëve ua uroi festën e Alfabetit dhe përgëzoi drejtuesit dhe akademikët e kësaj konference, me shpresë se do të shpalosen edhe shumë të pathëna për historinë e shkollave dhe arsimit shqip. /Radio Vala

283 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje