Breaking News
Home / Lajme / Ali Ahmeti: Shqiptarët sot më mirë se kurrë

Ali Ahmeti: Shqiptarët sot më mirë se kurrë

Shkup, 21 Nëntor 2016
Gjatë ceremonisë së dekorimit të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga ana e presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në Shkup është mbajtur takim në të cilin Ahmeti ka folur mbi veprimtarinë e përbashkët të tyre për jetësimin e idealeve të përbashkëta që kishin, krijimin e shtetit të Kosovës dhe ndër tjerash përmendi se të dy vendet duhet të jenë bashkë në NATO dhe BE, njofton Zhurnal.
“I nderuar president i Republikës së Kosovës, kemi kaluar tërë veprimtarinë nëpër shtëpitë ku na prisnin atdhetar të përkushtuar gjithmonë jemi takuar në legale dhe ilegale, e asnjëherë nuk e kemi menduar se do takohemi nëpër pallate, se rruga ka qenë e vështirë, me respektin më të lartë duhet kujtuar miqtë tanë mbase asnjë nga djemt nuk janë shmangur rrezikut por koha e deshi dhe unë jam me fat që një bashkëveprimtar sot të jetë në krye të shtetit të Kosovës që aq shumë ka sakrifikuar, gjenerata të tëra por brezi ynë ishte ai që të gjitha ato qëllime ideale t’i jetësojë, shqiptarët sot më mirë se kurrë, institucione të pavarura, misioni ynë nuk ka mbaruar se Kosova duhet të jetë në NATO dhe BE, misionet tona të përbashkëta nuk kanë mbaruar as për mua e as për ty e as për ju të pranishëm këtu”, ka thënë mes tjerave, Ahmeti. /Radio Vala

1,240 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: