Home / Lajme / Bartësit e listave në NJZ 1 dhe NJZ 2 nga BDI-ja filluan fushatën zgjedhore nga Muzeu i luftës së UÇK-së

Bartësit e listave në NJZ 1 dhe NJZ 2 nga BDI-ja filluan fushatën zgjedhore nga Muzeu i luftës së UÇK-së

Shkup, 21 Nëntor 2016
Bashkimi Demokratik për Integrim filloi zyrtarisht fushatën zgjedhore në Shkup, ku bartësit e listës për Njesitë 1 dhe 2, Artan Grubi dhe Ejup Alimi vizituan Muzeun e Lirisë, të njohur si Muze i Luftës së UÇK-së.
Fushatën BDI-ja e filloi nga Muzeu i Lirisë, pasi, siç thanë, edhe kandidatët e këtyre dy njesive, duhet rikujtuar se nuk janë harruar idealet e nisura nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, dhe se çka është filluar si UÇK, do të vazhdohet nga BDI-ja në Kuvendin e Maqedonisë.
“Zanafilla e BDI-së është Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe merita e UÇK-së është çdo e arritur e shqiptarve në Republikën e Maqedonisë. Ne si deputetë të ardhshëm në Kuvendin e Maqedonisë do të vijojmë punën e nisur nga lufta e lavdishme e UÇK-së, e transferuar më pastaj në veprat e BDI-së dhe kryetarit Ali Ahmeti dhe nëpërmjet aktivitetit tonë të përbashkët besoj se do ja arrijmë qëllimit të përbashkët, barabarsisë së plotë në çdo aspect të veprimit shoqëror politik”, tha bartësi i listës në Njesinë 1, Artan Grubi.
Bartësi i listës së BDI-së për Njesinë numër 2 Ejup Alimi para të pranishëmve ritheksoi rëndësinë e nisjes së fushatës pikërisht nga ky muze.
“Këtu është baza që duhet të mësojmë edhe për gjeneratat e ardhshme, që të mos harrojmë të kaluarën dhe të ndërtojmë të ardhmne. Muzeu i UÇK-së përmban në vete shënime historike të shqiptarëve. Ne si bartës të listës zgjedhore numër 2 dhe kolegët e zonës 1 fillojmë nga baza e cila është bazë e shqiptarve në përgjithsi në Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Alimi.
Kandidatët e Zonës u takuan edhe me Baki Halimin, drejtor i muzeut, i cili falënderoi ata për interesimin e jashtëzakonshëm.
Më pas, kandidatët zhvilluan vizitë joformale nëpër Çarshinë e Vjetër, ku zhvilluan biseda rasti me qytetarë dhe esnafin. /Radio Vala

607 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA.com Fans’ Team of the Year 2017 announced

001 – A new record of almost 8.8 million votes was set A host of …

Lini një Përgjigje