Breaking News
Home / Lajme / Kandidatët e BDI-së në NJZ 5 e filluan fushatën zgjedhore

Kandidatët e BDI-së në NJZ 5 e filluan fushatën zgjedhore

Strug, 21 Nëntoir 2016
Bashkimi Demokratik për Integrim filloi fushatën elektorale edhe në Zonën 5 zgjedhore ku kandidatët për deputet bashkë me bartësin e listës për këtë zonë Agim Shaqiri vizituan Llabunishtën .
Bashkimi Demokratik për Integrim zgjodhi këtë vendbanim si pikë nisje të fushatës së zonës duke u nisur nga rëndësia që BDI vahdon ti përkushtojë shkollimit në gjuhën shqipe. Siç theksoi edhe kreu i listës Shaqiri, BDI nuk do lejojë asnjë lloj regresi të arsimit shqip dhe mori si shembull vendbanimin e tij ku falë BDI-së , në vitin 2005 u themelua shkolla e parë shqipe të cilës nga viti në vit, po I shtohen paralelet në gjuhën amë .
“Lufta e UÇK-së në vitin 2001 ktheu dinjitetin tonë dhe ktheu edhe arsimin shqip në këto vendbanime. Pikërisht Llabunishta dhe banorët e saj, bashkë me strukturat e BDI-së bënë të hapet shkolla në gjuhën shqipe dhe që nga viti 2005 shkolla në Llabunishtë frymon shqip”, tha bartësi i listës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Njësinë e pestë zgjedhore Agim Shaqiri. /Radio Vala

958 total views, 4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: