Home / Lajme / Ministri Lutfiu në Tryezën shkencore të organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup

Ministri Lutfiu në Tryezën shkencore të organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup

Shkup, 21 Nëntor 2016
Me rastin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit, Universiteti “Nënë Tereza”” – Shkup sot në hapësirat e Qendrës Informative Kulturore, organizoi Tryezën shkencore me temë “Arsimi-nga tradita drejt sfidave të reja”.
Në këtë Konferencë mori pjesë Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, me ç’rast përgëzoi Universitetin për organizimin e kësaj konference shkencore me rastin e festës së Alfabetit që njëhohësisht shënon 108 vjetorin e saj.
“Arsimi në përgjithësi, dhe arsimi i lartë në veçanti, luan rolin vital në zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë demokratike të bazuar në dije. Aftësia e një shoqërie për prodhimin, selektimin, përshtatjen dhe shfrytëzimin e diturive, tregohet si faktor kritik për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësim të standardit të jetesës. Në këtë kontekst, përgjegjësia e arsimit të lartë në zhvillimin e këtyre aftësive është më e madhe se asnjëherë deri më tani”, tha Lutfiu.
Ministri Lutfiu potencoi edhe disa nga sfidat dhe masat që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, po ndërmerr për nevojat dhe kërkesat e tregut të punës si Programet studimore kompatibile me kërkesat e tregut të gjerë të punës, sigurimin e qëndrueshmërisë, konkuruencës dhe pajtueshmërisë në tregun akademik evropian dhe atij botëror dhe promovimi i mobilitetit të studentëve dhe kuadrit arsimor. /Radio Vala

470 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje