Breaking News
Home / Lajme / Suksesi i SHK REKA E EPËRME ne Festivalin ODA DIBRANE 2016

Suksesi i SHK REKA E EPËRME ne Festivalin ODA DIBRANE 2016

Peshkopi, me 21 Nëntor 2016
Më datë 19.11.2019 në natën e tretë të Edicionit të 22-tëtë Festivalit Ndërkombëtar ODA DIBRANE 2016të mbajtur në Peshkopi-R.Shqipërisë, grupi I SHK Reka e epërme nga Gostivari për herë të pare mori pjesë në një festival me 40 të rinj të udhëhequr me Emin Xhaferin, Adnan Aliu dhe Qefli Ismaili.
Me ritëm darsme, melodi me kafal e gajde të përkrahur me harmonikë si dhe vallet e bukura të darsmës së rekës së epërme, juria profesionale e vlersoj me dy cmime edhe ate për ritin e darsmës së rekës dhe kostumet popullore dhe si e dyta në festival u shpërbly me Diplomë dhe pllaketë të festivalit.
Edhe pse për here të pare muarëm pjesë në skenë festivali, interpretimi ishte i përkryer. Duartokitjet e ngrohta dhe vlerësimi I juries këtyre të rinjve u jep vullnet që të vazhdojnë edhe më tej të prezentojnë kulturën, traditën, muzikën dhe veshjen e bukur të rekës së epërme.
Falimenderojmë jurinë për vlerësim objektiv ndërsa Dibrën e vogël por me zemër të madhe për mikëpritjen dhe duartrokitjet frenetike që na I dhanë.
Poashti, falimenderojmë sponsorët dhe grupin tone për seriozitetin e treguar dhe frymën e tyre garuese që na gëzuan me këto cmime mjaft të vlerësuara për ne dhe Gostivarin. Vlen të ceket angazhimi I palodhëshëm I Emin Xhaferit të përkrahur nga Adnan Aliu, Qefli Ismaili, Sadri Selmani Luan Bilali dhe Ahmed Tairi që me pjesëmarrje të vet skenë treguan dashurën për Rekën e Epërme.
Grupin në Festival e ndoqën edhe Kryesia e SHK Reka e Epërme me Xhelil Rufatin, Tafë Ameti, Bardhyl Miftari me disa dashamirë tjerë të kulturës dhe artit. /Radio Vala21_11_2016_reka-e-eperme 21_11_2016_reka 21_11_2016_reka1 21_11_2016_reka2

1,109 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: