Home / Lajme / Xhevdet Spahiu: Ka ardhur koha në Kuvendin e Maqedonisë të Bashkë Vendosin Diaspora dhe Vendlindja

Xhevdet Spahiu: Ka ardhur koha në Kuvendin e Maqedonisë të Bashkë Vendosin Diaspora dhe Vendlindja

Shkup, me 20 Nëntor 2016

Bartësi i Listës së kandidatëve për Deputet nga radhët e BDI-së për Zonën e 7-të të Diasporës, Xhevdet Spahiu në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve në Kuvendin Promovuese të BDI-së të mbajtur në Shkup, tha se është momenti që të Bashkë Vendosin Diaspora dhe Vendlindja.

I pranishëm ka qenë edhe kandidati i Nderim Ibraimi.

Vijon fjalimi i plotë i kandidatit Xhevdet Spahiu:

Të nderuar pjesëmarrës në këtë konventë!
E nderuara Diasporë!
Si shumë e shumë familje të tjera shqiptare, edhe Familja ime ka qenë e detyruar të emigrojë jashtë vendit.
Por, pavarësisht vështirësive tona ne dhe te huaj, ne mergimtaret, vendlindjen tone nuk e kemi harruar asnjëherë!!!
Diaspora jonë ka qenë historikisht e organizuar dhe e përfshirë në përparimin e çështjes shqiptare, duke kontribuar me financime e duke ndihmuar në krijimin e shteteve shqiptare.
Kryetari jonë Ali Ahmeti thotë që këto janë zgjedhjet më të rëndësishme ndër gjenerata! Dhe ai ka të drejtë!!!
Rruga që kemi bërë deri tani ka qenë e mundimshme.
Dhe tash, jemi përpara zgjedhjes: ose të arrijmë barazinë e plotë, të cilës i jemi afruar, ose të bëhemi të dobët dhe kundërshtarët të vendosin për ne. Diaspora këtë nuk duhet ta lejojë. Diaspora duhet të bashkohet për te pasur përfaqësues shqiptar, që zëri i saj I meriturb
të jetë sa më i fuqishëm në parlament.
Nëse arrijmë të mbledhim të gjithë votat tona, mund ta realizojmë që për herë të parë të kemi deputet shqiptar të diasporës.
Bashkëatdhetarë, kudo qe jeni neper bote, më 10 dhjetor po na jepet një mundësi historike. Le t’i përgjigjemi atdheut edhe këtë herë!!
Bashkë kemi arritur fitore të mëdha. Bashkë do të arrijmë edhe të kemi një zë të fuqishëm në parlament!
Le të bëjmë histori edhe ketë herë!!!
Faleminderit!

3,073 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje