Home / Lajme / Zhbogar dhe Bejli: Zgjedhje korrekte dhe kredibile pa dhunë

Zhbogar dhe Bejli: Zgjedhje korrekte dhe kredibile pa dhunë

Prilep, 21 Nëntor 2016
Presim zgjedhje korrekte dhe kredibile të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin, deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian Samoel Zhbogar i cili me ambasadorin e Britanisë së Madhe Çarl Garet sot ishte për vizitë në Prilep dhe pati takime me autoritetet e qytetit të Prilepit, ndërsa do të takohet edhe me qytetarët.
Sipas Zhbogarit, vizita është në moment shumë të rëndësishëm për vendin kur edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore.
“Vijmë në momentin i cili është i rëndësishëm për vetë vendin, kure dhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore. Mendoj se në të kaluarën nuk kanë ekzistuar zgjedhje të këtilla, siç janë këto tani të cilat u pritën kohë aq të gjatë. Zgjedhjet paraqesin mundësi për vendin t’i stabilizojë marrëdhëniet e brendshme dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Presim zgjedhje të mira dhe presim qeveria e re e cila do të dalë të mundet seriozisht të angazhohet në dorëzimin e reformave serioze. Presim menjëherë pas zgjedhjeve të krijohet moment i brendshëm, por edhe moment me BE-në që të mundet së bashku ta krijojmë rrugën evropiane. Të gjitha vizitat e ambasadorëve të BE-së ndodhin para zgjedhjeve që të tregojmë në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të cilat i kanë për tërë vendin. Nuk presim asgjë më pak por zgjedhje korrekte dhe kredibile”, deklaroi Zhbogar.
Në ndërkohë, edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli përmes Twiterit bëri thirrje edhe në fushatë pa dhunë, ndërsa qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të votës.
“Liderët duhet të zbatojnë fushatë pa frikësime dhe dhunë dhe të mos ngrejnë tensione politike dhe ndëretnike. Çdo votë konsiderohet. U bëjmë thjirrje të gjyithë qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të votojnë dhe ta përcaktojnë të ardhmen e vendit të tyre”, shkruan Bejli në Tuiter në ditën e parë rë fillimit të fushatës zgjedhore. /Radio Vala

239 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje