Home / Gostivar / Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit

Gostivar, me 22 Nëntor – 2016

Festa e 22 Nëntorit ishte festë e dyfishtë për nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit të Gostivarit. Në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ministrave Shiret Elezi dhe Valdet Xhaferi, muftiut të Gostivarit, Shaqir Fetahu dhe shumë mysafirëve të ftuar, u lëshua në përdorim Salla Sportive e Shkollës së Mesme Komunale të Gostivarit, një investim i realizuar kryesisht nga buxheti komunal.

Në fjalimin e tij, kryetari Nevzat Bejta potencoi që: Sot është një ditë e madhe për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit dhe një ditë e veçantë edhe për mua si kryetar Komune”.

“Sot kemi dy festa të rëndësishme”, tha kryetari Bejta, duke potencuar që Komuna e Gostivarit është ndër komunat e rralla që ka ndërtuar Sallë Sportive me buxhet vetanak, dhe se kjo paraqet një të arritur të jashtëzakonshme në Komunën e Gostivarit në dekadat e fundit.
E para, se kremtojmë 22 Nëntorin, festën e krijimit të Alfabetit Shqip, dhe e dyta, sepse, sot përurojmë Sallën Sportive të Gjimnazit të Gostivarit”

“Ndërtimi i sallës sportive është një histori 11 vjeçare. Filloj të ndërtohet në vitin 2005 kur unë fillova mandatin tim të parë si kryetar Komune. Nga viti 2006 dhe deri në vitin 2013, kjo sallë mbeti mbas dore dhe nuk u punua asgjë. Në zgjedhjet e vitit 2013 i premtova qytetarëve të Gostivarit që Salla Sportive në Gjimnazin e Gostivarit do të përfundon. Sot jam i lumtur dhe ndjej një kënaqësi shpirtërore që ky premtim u bë realitet dhe sallën e vendosim në përdorim. Më i lumtur jam që pikërisht sot më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe po inaugurojmë këtë sallë të bukur që plotëson çdo kriter bashkëkohor dhe që u ngjason sallave sportive në shtetet evropiane”, tha Bejta, duke shtuar që Komuna e Gostivarit investoi gati 40 milion denarë në ndërtimin e Sallës si dhe sigurimin e rekuizitave sportive.

“Salla Sportive është një pasuri publike dhe do të shfrytëzohet nga të gjithë ne dhe nga shumë gjenerata që vijnë, prandaj duhet të kujdesimi që mos të dëmtohet ashtu siç kujdesemi për pronat tona private. Nxënësit, profesorët dhe qytetarët e Gostivarit ta gëzojnë sallën e re sportive”, tha kryetari Bejta.

Drejtori Xhezi Kamberi falënderoi kryetarin Nevzat Bejta që dha kontributin e jashtëzakonshëm në ndërtimin e Sallës Sportive, pa mbështetjen e të cilit, siç tha ai, kjo Sallë rëndë se do të kompletohej. Drejtori Kamberi dhe kryetari Bejta ndanë mirënjohje edhe për drejtuesit e bizneseve dhe individët të cilët dhanë kontributin e tyre në ndërtimin e Sallës.

Në ceremoninë e inaugurimit, pos programit të begatë kulturor dhe artistik të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës me rastin e 22 nëntorit, me valle popullore u shfaq edhe Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, ndërkaq u prezantuan edhe një video nga të arriturat e shkollës.

Pas ceremonisë, drejtoria e shkollës shtroi një koktej modest për pjesëmarrësit. /Radio Vala22_11_2016_salla_sportive 22_11_2016_salla_sportive1 22_11_2016_salla_sportive3

1,644 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje