Home / Lajme / Bujqit të shfrytëzojnë teknologji bashkëkohore, nëse duan të jenë konkurrues

Bujqit të shfrytëzojnë teknologji bashkëkohore, nëse duan të jenë konkurrues

Shkup, 23 nëntor 2016 – Bujqit duhet të zbatojnë zgjidhje teknologjike bashkëkohore nëse duan të jenë konkurrues në treg. Me zbatimin e teknikave kompjuterike, bujqit do ta optimizojnë prodhimtarinë e tyre, ishte vlerësuar në konferencën “IKT në agrobiznes” që sot ishte hapur në Shkup.
Konferenca, e cila do të zgjasë edhe gjatë ditës së nesërme, duhet të ofrojë mundësi për lidhshmëri të IKT sektorit dhe agrosektorit me qëllim që t’u ndihmohet bujqve t’i zvogëlojnë shpenzimet dhe t’i rrisin të ardhurat.
Sipas ministres së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska-Tomovska, në zbatimin e teknologjive informatike-komunikuese në bujqësi sot duhet të shihet si në domosdoshmëri dhe nevojë.
“Bujqësia si degë ekonomike ndërmerr 11 për qind të BPV-së dhe këtu shihet potenciali i tërësishëm të cilin kjo veprimtari mund ta ketë në të ardhmen. Por, e domosdoshme është me ndihmën e kompanive teknologjike dhe zgjidhjet e mira teknologjike të shkohet përpara”, tha Arsovska-Tomovska, duke shtuar se nëse bujqit në mënyrë digjitale nuk e transformojnë biznesin e tyre, e ardhmja e tyre është tërësisht e pasigurtë.
Qëndrim të ngjashëm kanë edhe organizatorët e konferencës – MASIT, Agfutura dhe Prokredit banka.
Drejtori i “Agfutura”, Bllagoja Mukanov thotë se bujqit shfrytëzojnë teknologji informatike-komunikuese, por një pjesë e tyre nuk janë të vetëdijshëm për atë. Për atë nevojitet informim më i madh dhe kahëzim se si të shfrytëzohen këto teknologji në prodhimtarinë e tyre.
Si shembull për zbatimin e zgjidhjeve teknologjike e cila zbatohet në Serbi ishte potencuar ujitja e sipërfaqeve bujqësore me sisteme solare.

680 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje