Home / Lajme / Gala koncert me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Gala koncert me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Manastir, 23 Nëntor 2016
Mbrëmë në Manastir u mbajt një Gala koncert nën patronazhin e zëvendëskryeministrit Festim Halili.
Në fjalën e tij, zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së Halili tha se sot shënojmë 108 vjetorin e Kongresit të Manastirit, 108 vjet të gjuhës shqipe.
“Sot, me të drejtë, e gjithë rëndësia e kësaj date grumbullohet në tezën gjuha si elementi kryesor i kulturës kombëtare. Nëse për të gjithë kombet gjuha shënjon zhvillimin e mendimit të tyre dhe bëhet pjesë kryesore e kulturës, për kombin shqiptar, përkrah kësaj, është edhe elementi kryesor i bashkimit, që u bëri ballë stuhive e ndarjeve dashakeqe ndër shekuj, të padrejta, me lloj-lloj kufijsh që kërcënonin me zhbërje e tkurrje. Është po elementi gjuhë ai që qëndroi mbi këtë fat tragjik të historisë, që i sfidoi ndarjet, duke institucionalizuar njëherë e përgjithmonë alfabetin që kemi sot. Është kjo arsyeja që na mblodhi dhe ne në këtë gala mbrëmje kushtuar shkronjave, përkatësisht pararojës sonë kombëtare që është gjuha dhe kështjellës së saj alfabetit. Alfabetit, shpikjes më të rëndësishme të njeriut që nxori mendimet nga kafka e heshtur, I shndërroi në fjalë dhe kodifikoi përgjithmonë, duke e bërë revolucionin më të madh të njerëzimit; alfabetit latin, këtij alfabeti lidhës me Perendimin, me Evropën, së i cilës i përkasim dhe me të cilën qëndrojmë në koherencë të plotë kulturore me gjithë pesë shekujt e dimrit aziatik”, tha Halili.
Ai më tej shtoi se dita e “a b c” është shënjuesja e artë në kalendarin historik tonin. “Andaj prej vitesh po bëjmë çmos që Shtëpinë e Alfabetit, të Kongresit të Manastirit, këtë institucion të kulturës dhe mbamendjes sonë historike-kombëtare, ta mbajmë gjallë e t’i japim peshën dhe statusin që meriton..
Është detyrë jona, e shqiptarëve kudo që janë, të ruajmë e mbajmë gjallë këtë shtëpi muze, ta pasurojnë atë më fakte të reja, më zbulime të reja, pikërisht në temën e Kongresit historik të mbajtur këtu.
Kongresi i Manastirit, është kongres bashkimi, me gjithë atë thesarin
gjuhësor dhe dialektor, arsimor dhe kulturor gjithandej ku bukës I thuhet bukë, kripës-kripë e ujit ujë. Prandaj, ky përvjetor si dhe gjitha ata që do pasojnë janë fanar që nuk shuhet dot, sepse këtu e 108 vjet më pare, këtu në Manastirin tonë, u mboll fara e diturisë. Dhe dritë e diturisë është ajo që, do të thoshte Naimi I Madh, përpara do t’na shpjerë!”, u shpreh zëvendëskryeministri Halili.
Në Gala koncertin e mbrëmshëm morën pjesë:
Orkestra Filharmonike e Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi”
Solist: Shkëlzen Doli – violinë
Dirigjent: Olsi Qinami
Mysafir special: Çun Lajçi – poezi
/Radio Vala

416 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA.com Fans’ Team of the Year 2017 announced

001 – A new record of almost 8.8 million votes was set A host of …

Lini një Përgjigje