Breaking News
Home / Lajme / Këshilla nga KRSQRR për përgatitje dimërore të automjeteve

Këshilla nga KRSQRR për përgatitje dimërore të automjeteve

Shkup, 23 nëntor 2016 – Këshilli Republikan për Siguri në Qarkullim të Rrugëve, përveç normave të caktuara me ligj, për bartje të pajisjes dimërore në automjete nga data 15 nëntor ka publikuar këshilla për përshtatje të automjetit ndaj kushteve të rrugës në kushte dimri.
“Ngarja e automjeteve në kushte shtëpiake është sfidë edhe për shoferin edhe për automjetin. Moti i ftohtë i teston kufijt e të qenit në rregull teknikisht të veturës, ndërsa kushtet e këqija për drejtim të automjetit, i testojnë mjeshtëritë dhe aftësitë vozitëse”, theksojnë nga KRSQRR.
Për këtë KRSQRR rekomandon, bërjen e servisit të rregullt të automjetit, verifikimin e nivelit të antifrizit në veturë, blerjen e fshirësve të xhamave me mbështjellëse gome, verifikimin e ngrohësve në xhamin e përparmë të veturës, si dhe mosngarkimin gjatë dimrit të peshës së rëndë në automjet, etj.
Numri i telefonit për ndihmë në rrugë është 196, thuhet në tekstin edukativ që është pjesë e fushatës dimërore të KRSQRR-së. /Radio Vala

2,498 total views, 10 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: