Breaking News
Home / Lajme / Ahmeti: Universiteti “Nënë Tereza”, autonom dhe vlerë kombëtare

Ahmeti: Universiteti “Nënë Tereza”, autonom dhe vlerë kombëtare

Haraçinë, 24 Nëntor 2016
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në komunën e Haraçinës realizoi takim me studentët e kësaj komune, ku prezantoi një pjesë të programit që ka të bëjë me zyrtarizimin e gjuhës shqipe si dhe këmbeu ide në lidhje me avancimin e standardit të studentëve.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët, siç njoftojnë nga zyra për informim e BDI-së, në përgjigjen e një pyetjeje të një studenti, Ahmeti tha se nuk ka asgjë kundër shkrirjes së Universitetit të Evropës-Juglindore me Universitetin “Nënë Tereza”, por që Universiteti më i ri shqiptar ka ardhmëri dhe duhet të ecë përpara.
“Ne nuk jemi kundër bashkimit apo shkrirjes së Universitetit të Evropës-Juglindore me Universitetin ‘Nënë Tereza’. Ne punojmë që të përparojë universiteti më i ri në gjuhën shqipe. Ky universitet ka autonomi të plotë, nëse ka kuadro të mira e të fuqishme, ka lirinë që të themelojë edhe drejtime e katedra për pasurimin e Uraniumit. Por ne fillimisht kemi krijuar degët e inxhinierisë dhe degët sociale edhe atë me pesë fakultete. Ky universitet nuk është themeluar për të bërë eksperimente, por për t’u kthyer në vlerë kombëtare”, tha Ahmeti.
Në pyetjen e një studenti tjetër për kryetarin e BDI-së Ahmeti, nëse në të ardhmen vendimet do të vazhdojnë të merren me konsensus ose kjo do të bëhet me ndryshim të kushtetutës apo me marrëveshje mes politikanëve, Ahmeti tha se nuk janë të njëjtë si para 20 vitesh dhe se duhet shënuar progres.
“Ne nuk jemi njëjtë sikur para 20 viteve. Ne duhet të jemi të përparuar në këtë shoqëri. Përse kandidati për president mos të flasë shqip kur çdo i dyti qytetar flet shqip në vend. Pse ai mos të bëjë fushatë edhe në Zajaz e Likovë, e jo ne t’i themi hajde në shtëpinë tonë. Ne nuk jemi cinik, por jemi realist, vendit i duhet konsensus për të funksionuar, pasi kështu rritet lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit”, është përgjigjur Ahmeti.
Ai gjithashtu para studentëve tha se ai nuk ka hyrë në politikë për t’u bërë biznesmen, por ka hyrë edhe atë bashkë me bashkëpunëtorët e tij që të realizojë idealet e shqiptarëve.
Ahmeti gjithashtu u premtoi studentëve se buxheti i shtetit që është bërë tash e tetë vite, ekskluzivisht është miratuar përmes konsensusit.

“Ne deri më 11 dhjetor jemi BDI dhe do të tentojmë të shembim të gjitha partitë, por prej datës 12 dhjetor ne jemi përfaqësues legjitim të të gjithë shqiptarëve. Ka forca politike tek maqedonasit që duan ta vënë në pikëpyetje Marrëveshjen e Ohrit, por nuk munden pasi edhe këtu u nevojitet konsensus. Këtë mund të bëjnë vetëm nëse arrihet marrëveshje mes maqedonaseve dhe shqiptarëve. Janë mbi 600 ligje, kapituj, shtylla që votohen me parimin e Badinterit dhe pa pajtueshmëri mes partnerëve të koalicionit ato ligje nuk mund të kalojnë, edhe aty duhet konsensus”, ka deklaruar i pari i BDI-së.
Gjatë prezantimit të një pjesë të programit që ka të bëjë me zyrtarizimin e gjuhës shqipe para studentëve të Komunës së Haraçinës, bashkë me Ali Ahmetin prezentë ishin edhe të gjithë ministrat e BDI-së. /Radio Vala

1,115 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: