Home / Lajme / BDI paralajmëron formimin e Institutit për mbikqyrjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe

BDI paralajmëron formimin e Institutit për mbikqyrjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe

Tetovë, 24 Nëntor 2016
Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes kandidatit të zonës gjashtë, Xhevat Ademi, paralajmëroi themelimin e Institutit për mbikqyrjen e përdorimit zyrtar dhe standardit të gjuhës shqipe.
Instituti, siç njoftojnë nga zyra për informim, do të funksionojë në formë të një inspektoriati që do përkujdeset për mbrojtjen e zbatimit të gjuhës si dhe përdorimit adekuat të saj me çka do të sigurohet intelekti gjuhësor shqiptar.

Sipas Ademit, themelimi i institucionit do të kontribuojë drejt barazisë gjuhësore që është edhe shtylla e dytë e BDI-së për këto zgjedhje, si dhe do ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin intelektual të popullatës.

“BDI do të zotohet për sjelljen e një ligji për, siç tha ai, themelimin e një mekanizmi mbrojtjës apo Institut i cili do përcjell, mbikëqyr dhe sanksionojë çdo devijim nga normat e shqipes letrare tashmë të zyrtarizuar në Maqedoni.”

Ai më tej tha se mbetet në duar të qytetarëve që t’i japin mandat BDI-së dhe të vazhdohet misioni i nisur për barazi të plotë të gjuhës shqipe. /Radio Vala

393 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje