Home / Lajme / Nga e hëna më ftohtë dhe me erë të përforcuar

Nga e hëna më ftohtë dhe me erë të përforcuar

Shkup, 24 Nëntor 2016
Prej të hënës rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikimin e masës ajrore shumë të ftohtë nga veriu që do të kushtëzojë paraqitjen e erës së përforcuar veriore dhe ulje të temperaturave. Pasdite reshjet në male dhe viset më të larta do të kalojnë në borë.
Nga e marta, siç kumtoi DPHM, do të jetë mot shumë i ftohtë dhe me erë, ndërsa ka mundësi të bie borë edhe në pjesët më të ulëta. Temperatura e ditës vende-vende do të jetë rreth zeros. Me ndryshimin e motit do të ulet shkalla e ndotjes së ajrit.
Nesër gjatë ditës, do të përqendrohet moti stabil me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër fushëgropa. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore me reshje të dobëta të kohëpaskohshme të shiut. Reshjet e shoit do të vazhdojnë edhe të shtunën, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të jenë me intensitet mesatar. Gjatë fundjavës ende do të mbajë relativisht i ngrohtë, ndërsa kushtet për mjegull do të pakësohen. /Radio Vala

805 total views, 10 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje