Home / Lajme / Ahmeti takon eurodeputët Vajgëll, Kukan dhe Flenkenshtajn

Ahmeti takon eurodeputët Vajgëll, Kukan dhe Flenkenshtajn

Shkup, 25 Nëntor 2016
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup ka realizuar takim pune me eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flenkenshtajn.

Kryetari Ahmeti dhe eurodeputetët, siç njofton Shërbimi për informim i BDI-së, diskutuan për zhvillimin e fushatës parazgjedhore, për ditën e zgjedhjeve, sundimin e drejtësisë si dhe për periudhën pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Lideri i BDI-së, Ahmeti foli për gatishmërinë e patisë së tij për të kontribuar në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe të pranueshme nga të gjitha palët.

Duke folur për periudhën paszgjedhore, Ahmeti tha që mandati i ardhshëm qeverisës do të jetë shumë i rëndësishëm dhe përmbyllës për tema kyçe, siç janë zgjidhja e çështjes së emrit që mundëson integrimin euroatlantik, sundimin e ligjit dhe reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar bashkë me barabarësinë dhe zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe.

Bashkëbiseduesit gjithashtu analizuan përplasjen e ideologjive të ndryshme në vend dhe rajon dhe përpjekjet për shtrirje të ndikimit nga rryma që kanë për qëllim të devijohet vendi dhe rajoni nga orientimi euroatlantik.

Kryetari Ahmeti ritheksoi mbështetjen për Prokurorinë Speciale dhe për përmbyllje të mandatit të saj në mënyrë të paanshme dhe pa paragjykime politike dhe etnike. /Radio Vala

655 total views, 3 views today

About RV2

Check Also

Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Gostivar, me 11 tetor 2017 Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e …

Lini një Përgjigje