Home / Lajme / Autostrada Shkup-Bllacë, projekt i BDI-së për bashkimin e shqiptarëve dhe rrënimin e kufijve

Autostrada Shkup-Bllacë, projekt i BDI-së për bashkimin e shqiptarëve dhe rrënimin e kufijve

Shkup, 25 Nëntor 2016
Kandidatët për deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim, bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 1, Artan Grubi dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2, Ejup Alimi paralajmëruan ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë si një nga projektet më të rëndësishme të BDI-së që ndërlidhet me përbetimet, përkatësisht barazinë ekonomike dhe lidhjen infra-strukturore të territoreve të banuara kryesisht me shqiptarë.
Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 1, Artan Grubi, në takim me gazetarët, tha se politikat e liderit të BDI-s, Ali Ahmeti janë në drejtim të bashkimit të shqiptarëve dhe rrënimit të kufijve dhe përafrimit sa më të madh të Shkupit, me Tiranën dhe Prishtinën.
“Siç i rrëzuam kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë duke mënjanuar përdorimin e pasaportave dhe duke bërë të mundur kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftime, sot po promovojmë projektin e bashkëngjitjes të autostradës Shkup-Bllacë-Prishtinë dhe lidhjen e saj me rrugën e Kombit”, deklaroi Grubi.
Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2, Ejup Alimi deklaroi se realizimi i këtij projekti është prej një rëndësie të veçantë për shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë.
“Autostrada Shkup-Bllacë ka një rëndësi të veçantë në krijimin e barazisë ekonomi dhe thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe vendeve fqinje. Mandati i ardhshëm do të jetë mandat i investimeve në infrastrukturë i cili mund të quhet edhe investim për progres ekonomik të shqiptarëve”, deklaroi Alimi.
Ai gjithashtu përmendi edhe hapjen e pikës kufitare Bellanoc-Stançiç, përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër-Qafëthanë, si dhe projektimin e autostradës Gostivar Kërçovë.
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Faton Pollozhani njoftoi mbi çështjet teknike të autostradës Shkup-Bllacë e cila fillon nga nyja e Stenkovecit deri në kufirin me Republikën e Kosovës që përfshin 12,5 KM autostradë moderne.
Traseja e autostradës do të kalojë nën katër tunele me gjatësi prej 842 metra, 9 mbikalime dhe 2 nënkalime. Vlera e përgjithshme e investimit është 100 milionë euro. /Radio Vala

1,153 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje