Home / Gostivar / Bejta ua shtroi rrugën me asfalt, banorët e presin me tupana dhe zurle

Bejta ua shtroi rrugën me asfalt, banorët e presin me tupana dhe zurle

Gostivar, me 25 nëntor – 2016

Banorët e lagjes “Banjeshnica”, kanë pritur me tupana dhe zurle kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, i cili bashkë me shefin e kabinetit, z. Bashkim Hasani vizitoi këtë lagje për të inauguruar rrugën e asfaltuar.

Në një atmosferë festive, kryetari Bejta vuri në dukje që brenda vitit u bë asfaltimi i rrugës që lidh këtë lokalitet me fshatrat Turçan i Vogël dhe Turçan i madh.

“Rruga është e gjatë mbi 650 metra, kurse e gjerë katet metra. Vlera e Investimit është mbi 2 milion e 700 mijë denarë. Kjo rrugë do tu shërben jo vetëm banorëve të kësaj rruge, por edhe qytetarëve të vendbanimeve të tjera për rreth dhe do të shfrytëzohet si rrugë altnernative për lëvizje drejt qytetit në periudha kur krijohen tollovi dhe radhë të gjata në rrugët kryesore. Dëshiroj tu falenderoj banorëve të lagjes për këtë mikëpritje të përzemërt. Kjo na inkurajon të vazhdojmë me punë pandrërrerje”, tha mes tjerash kryetari Bejta.

Banorët e lagjes thanë se kanë pritur 50 vite që se u popullua lagja që të asfaltohet kjo rrugë, prandaj realizimi i premtimit elektoral nga kryetari Nevzat Bejta, është i një rëndësie të veçantë për gati 180 shtëpi të kësaj lagje.

Në anën tjetër të lagjes, po ashtu, u bë instalimi i ndriçimit publik. Janë vendosur gjithsej 24 shtylla dhe janë vendosur drita të njohura si “Led”, prej 100 W. Bëhet fjalë për projekt prej 1.650.000 denarë të ndara nga buxheti i Komunës së Gostivarit.

Me instalimin e ndriçimit publik dhe asfaltimin e rrugës, kjo pjesë e qytetit që ishte lënë pas dore me dekada të tëra, tha kryetari Betaj, është bërë pjesë e urbanizuar e qytetit të Gostivarit. /Radio Vala25_11_2016_bejta_rruga 25_11_2016_bejta_rruga1 25_11_2016_bejta_rruga2

1,902 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje