Home / Lajme / Ministrit Lutfiu takoi ambasadorin e ri të Italisë, Carlo Romeo

Ministrit Lutfiu takoi ambasadorin e ri të Italisë, Carlo Romeo

Shkup, 25 Nëntor 2016
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu realizoi takim protokollar me ambasadorin e ri të Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo.
Gjatë takimit, siç theksohet në kumtesë, diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral, ku ambasadori edhe falënderoi ministrin për përkrahjen e deritanishme në sferat e edukimit dhe kulturës mes dy vendeve.
Lutfiu njoftoi ambasadorin Romeo për punën dhe sfidat që është ballafaquar Ministria e Arsimit dhe Shkencës për hapjen e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke e njoftuar për procedurën e funksionimit dhe zhvillimit të mësimit në këtë fakultet.
Gjithashtu, në takimin e realizuar u diskutua edhe çështja e promovimit të gjuhës dhe kulturës italiane në shkollat fillore dhe të mesme, si bazë për vazhdimin e mëtejshëm në arsimin e lartë në këtë sferë.
Së fundmi, ministri Lutfiu falënderoi ambasadorin Italian për vizitën e tij në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm dhe duke i uruar sukses në postin e ri të ambasadorit. /Radio Vala

226 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje