Home / Lajme / MOST me indikacione për shpenzimin e parave buxhetore gjatë zgjedhjeve

MOST me indikacione për shpenzimin e parave buxhetore gjatë zgjedhjeve

Shkup, 25 Nëntor 2016
Asociacioni qytetar MOST Komisionit për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, i cili u formua nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë do t’i dorëzojë materiale për disa raste të regjistruara me disponimin kundërligjor të mjeteve buxhetore gjatë zgjedhjeve, paralajmëroi në konferencën e sotme, Darko Aleksov, njeriu i parë i Asociacionit.
Sipas tij, në periudhën prej 15 tetorit deri më 20 nëntor është regjistruar një rast i fillimit me ndërtimin e një objekti i financuar me mjete publike dhe nëntë ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit apo lëshimit në përdorim të objekteve të financuara me mjete publike.
“Fillimi me ndërtimin e një rruge në Sveti Nikollë më 21 tetor, mbajtja e ngjarjes publike për lëshimin në përdorim të rrugës Sveti Nikolla – 3 nëntor, ngjarje publike me rastin e lëshimit në përdorim të fasadës së rinovuar në shkollën muzikore shtetërore në Manastir – 4 nëntor, lëshimin në përdorim i kopshtit për fëmijë Jana Risteska në Ohër – 7 nëntor, fillimi i ndërtimit të rrugëve në Shtip – 16 nëntor, lëshimi në përdorim i sheshit dhe parkut në fshatin Konjare e Madhe – Prilep – 16 nëntor, lëshimi në përdorim i tregut të qytetit në Prilep – 17 nëntor, fillimi me ndërtimin e parkut muzikor në Prilep – 18 nëntor, lëshimi në pëdorim i shkollës fillore të muzikës Jordan Mihajllovski Ocka – 18 nëntor”, tha Aleksov.
Këto raste, sipas tij, kanë indikacione për vepra të kryera penale sipas Kodit penal dhe nëse dëshmohen për to është paraparë dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve deri në një vit.
Prej 15 tetorit deri më 20 nëntor, vëzhguesit e MOST-it kanë vërejtur 2.025 parregullsi edhe atë: mosrespektimin e parimit të ndarjes së shtetit prej partisë – 43 raste në 26 komuna, gjegjësisht prani të funksionarëve dhe të punësuarve në sektorin publik në ngjarje partiake në orarin e punës dhe promovimin e politikanëve apo partive politike në ngjarje të organizuara prej institucioneve publike, presione mbi të punësuarit në sektorin publik për t’i vizituar mitingjet partiake të partisë në pushtet – 41 raste në 26 komuna, presione për votim apo sigurimin e votuesve të partisë në pushtet – shtatë raste në pesë komuna, keqpërdorim të burimeve publike, gjegjësisht përdorimin e automjeteve zyrtare për qëllime partiake – shtatë raste në gjashtë komuna.
Aleksov në konferencën për shtyp në mënyrë pozitive e vlerësoi vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për furnizimin e vulave të reja për të gjitha vendvotimet në Republikën e Maqedonisë dhe për vendvotimet në Përfaqësitë konsullore diplomatike. Apeloi që Komisioni ta hetojë mirë rastin me mungesën e vulave në një numër të caktuar të vendvotimeve dhe të ngriten procedura përkatëse kundër personave të cilët në mënyrë jopërkatëse e kanë ruajtur materialin zgjedhor.
Vëzhguesit e tyre kanë vërejtur se gjatë plotësimit të përbërjes së këshillave zgjedhorë nga komisionet komunale zgjedhore tek 13 prej tyre është vërejtur mosrespektim i parimit të përzgjedhjes rastësore.
Lidhur me punën e KSHZ-së në mënyrë pozitive është vlerësuar sjellja e Udhëzimit të ri për fletëvotimin valid dhe jovalid me të cilin vetëm rrumbullakësimi do të konsiderohet si mënyrë valide e shënimit, ndërsa mënyrat e tjera do të konsiderohen si jovalide.
MOST konstatoi edhe fillim të parakohshëm të fushatës zgjedhore.
Aleksov apeloi që qytetarët t’i paraqesin parregullsitë zgjedhore në linjën e telefonit falas për paraqitjen e parregullsive 080 080 080. /Radio Vala

789 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje