Home / Lajme / Osmani: BDI mbështet ministrin Ameti për mbylljen e Jugohromit

Osmani: BDI mbështet ministrin Ameti për mbylljen e Jugohromit

Shkup, 25 Nëntor 2016
Zëdhënësi i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani gjatë konferencës së parë të rregullt për mediat bëri të ditur se BDI qëndron me ministrin e Ekologjisë Bashkim Ameti dhe vendimet e tij për mbylljen e çdo fabrike e cila mund të ndikojë negativisht mbi shëndetin e qytetarëve. Ai tha se ministri e ka bërë të qartë që jo vetëm që nuk ekziston mundësia që Jugohromi të hapet pa filtra, por nëse kalojnë afatet e përcaktuara ata do të humbasin licencën përfundimisht.
“Mbështesim fuqishëm Ametin për të vazhduar politikat e tija në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Natyrisht se kemi konsideratë edhe për të punësuarit, andaj ftojmë kompanitë dhe institucionet për të krijuar pako për të mbrojtur këta qytetarë, derisa kompania të vendos filtrat dhe të fillojë sërish me punë”.
Ai gjithashtu tha se tash është momenti për të rrumbullaksuar çështjen e një Maqedonie dygjuhëshe.
“Është bërë shumë përparim në drejtim të zyrtarizimit dhe përdorimit të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet. Ne mendojmë se për shkak të përparimit, tani janë plotësuar kushtet që të rrumbullakësojmë misionin e krijimit të Maqedonisë dygjuhëshe”, deklaroi Osmani.
Mes tjerash, Osmani foli edhe mbi shtyllat kryesore ku do të bazohet jo vetëm fushata, por edhe puna e BDI-së në të ardhmen.
“Platforma e Bashkimit Demokratik për Integrim përmban pesë Përbetime, të cilat nuk janë vetëm pikënisje për negociatat e qeverisë së ardhshme, por janë kushte pa të cilat BDI-ja nuk do të pranon asgjë më pak”, tha Osmani.
Bashkimi Demokratik për Integrim, vazhdoi më tej z. Osmani, ka për qëllim përfshirjen sa më masive të qytetarëve në votime, andaj edhe po zhvillon fushatë të drejtpërdrejtë, duke informuar shpejt dhe saktë qytetarët për Përbetimet që ka marrë përsipër.
“15 mijë aktivistë të BDI-së të organizuar në grupe po vizitojnë çdo shtëpi e çdo familje, për t’i informuar qytetarët që të bëhen pjesë e përmbylljes së një misioni të filluar me luftën e vitit 2001, e cila duhet të përfundojë me tre qëllime, mirëqenie ekonomike, barazi e plotë dhe përfundim të procesit të integrimeve”, u shpreh mes tjerash Osmani. /Radio Vala

381 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje