Breaking News
Home / Lajme / BDI: Zonë e Lirë Ekonomike në Likovë, mijëra vende të reja pune

BDI: Zonë e Lirë Ekonomike në Likovë, mijëra vende të reja pune

Shkup, 26 Nëntor 2016
Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi ndërtimin e një zone të re ekonomike në Komunën e Likovës me të cilën synon uljen e ndjeshme të papunësisë, nxitjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në rajon, me synim arritjen e barazisë së plotë ekonomike të banorëve të zonës.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2, Ejup Alimi, ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi dhe kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku të cilët para mediave njoftuan projektin që ndërlidhet drejtpërdrejt me përbetimet e BDI-së.
Bartësi i listës për zonën 2 zgjedhore Alimi tha se projekti me automatizëm do të thotë mijëra vende pune në sektorin privat për banorët përreth zonës.
“Me hapjen e Zonës ekonomike të Likovës do të krijojë mijëra vende të reja pune. Kjo nuk është Zonae parë Ekonomike, pasi deri tani është hap ajo e Tetovës, Kërçovës dhe Strugës. Kjo zonë ekonomike do t’i kontribojë të gjitha vendbanimeve përret pasi do të hap mundësi të reja edhe për biznese të zones”, tha mes tjerash Alimi I cili siguroi se kjo Zonë Ekonomike do të bëhet relitet gjatë mandatit të ardhshëm.
Niveli I papunësisë por edhe ngritja ekonomike e zonës me bizneset që ka, mbetet target I projektit të cilin BDI planifikon ta realizojë, tha me këtë rast ministri Kuçi.

“Projekti shpresojmë të ndikojë bindshëm në zvoglimin e papunësisë dhe besojmë se me mandatin e ardhshëm të arrihet edhe qëllimi kryesor, barazia e plotë ekonomike”, u shpreh ministri Kuçi.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson të jetë jetike barazia ekonomike andaj planifikon ndërtimin e kësaj zone në Likovë që edhe rajonit ti ngritet stndardi, si ekonomik ashtu edhe social. /Radio Vala

781 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: