Home / Lajme / BDI:Ndërlidhja infrastrukturore me Kosovën dhe Shqiptërinë, prioritet kryesor I BDI-së

BDI:Ndërlidhja infrastrukturore me Kosovën dhe Shqiptërinë, prioritet kryesor I BDI-së

Kërçovë/Strugë, 26 Nëntor 2016
Zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës parazgjedhore sot promovuan një projekt të madh infrastrukturor në zonën e Kërçovës dhe Strugës.
Të pranishëm në tubimin në Presekë, siç njofton Zyra për Informim e BDI-së, ishin bartësi i listës së NJZ 5, Agim Shaqiri i shoqëruar nga zëvendësministri i Transportit, Faton Pollozhani.
“Sistemi i autostradave që përfundimisht do të lidhë Kosovën, Maqedoninë Perëndimore dhe Shqipërinë mbetet prioritet I BDI-së, pasi jo vetëm do të lidhë shqiptarët, por do të përmirësojë ekonominë e rajonit”, thuhet në kumtesë.
Sipas Shaqirit, projekti do jetë në dobi, jo vetëm të punësimit dhe të bizneseve të rajonit, por do të nxisë tërheqje të tjera të investimeve të huaja, tha ai.
“Kompanitë nga Struga dhe Kërçova do të kenë qasje më të mirë dhe më të lehtësuar në tregun më të gjerë në Maqedoni, por ç’është edhe më e rëndësishme, përfitime të mëdha nga ndërlidhja infrastrukturore me Shqipërinë”, deklaroi Shaqiri.

Kandidati i BDI-së për NJZ numër 5 i theksoi kushtet që do t’i krijojë kjo autostradë edhe për investimet e huaja tashmë funksionale në rajon, si ato në zonën ekonomike të Strugës, ODV Elektrir dhe Kostall, investime dhjetëra milionë eurosh, të cilat mundësojnë mijëra vende pune.

Shaqiri, më tej, siç thuhet në kumtesë, tha me se projekti i autostradës Kërçovë – Strugë ka një domethënje të lartë, pasi ndërlidhet me prioritetet që ka Bashkimi Demokratik për Integrim, në mesin e të cilave janë zotimet për vend pune për çdo familje, standardi i lartë jetësor, kushtet e barabarta ekonomike për shqiptarët si dhe ndërlidhja e të gjitha trojeve me shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë.

“Është e pamundur të flasim për përparimin ekonomik në Maqedoni, nëse të njëjtin nuk e ndërlidhim me rajonin. Maqedonia ka kushte të shkëlqyera për tu bërë pika e ndërlidhjes së përgjithshme e Ballkanit. Qendër komunikimi nëpër të cilën do të kalojnë bizneset e tërë rajonit”, u shpreh Shaqiri.

Zëvendësministri aktual Pollozhani në hollësi tregoi mbi të dhënat e këtij mega projekti, gjatësia e të cilit është 57 kilometra për realizimin e të cilit, Qeveria e bashkëudhëhequr nga BDI, ka planifikuar 375 milionë euro.

“Traseja vazhdon në seksionin Strugë – Trebenishtë me gjatësi prej 8,5 kilometrash, me shumë të përgjithshme prej 45 milionë euro dhe i cili duhet të fillojë me realizim vitin që vjen. Mandej traseja do të vazhdohet deri në kufi me Shqipërinë, që paraqet pjesë të planit për rrumbullakimin dhe ndërlidhjen infrastrukturore të rajonit”, tha Pollozhani.

Për katër vitet e ardhshme do të fillojë me realizim edhe pjesa më e vështirë, për ndërlidhjen infrastrukturore të rajonit dhe kjo është traseja Gostivar – Kërçovë, ose depërtimi i tunelit në qafën e malit Strazhë që për momentin paraqet grykën më të ngushtë në tërë seksionin e korridorit tetë.

Projekti, shtohet më tej, në fjalë është në fazë të planifikimit final ndërsa pritet së shpejti të hyjë tërësisht në procedurë realizimi. /Radio Vala

451 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje