Home / Lajme / Ministresha Elezi në kampanjën globale kunder dhunës ndaj grave

Ministresha Elezi në kampanjën globale kunder dhunës ndaj grave

Shkup, me 26 Nëntor 2016
Ministresha e pushtetit lokal Shiret Elezi u kyç në mënyrë aktive në kampanjën globale për ngritjen e vetëdijes publike kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave ’16 ditë aktivizëm kundër dhunës gjinore’, e organizuar nga familja e KB dhe Unioni Europjan.
Kampanja është organizuar me qëllim të nxit aktivitete për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave anembanë botës.
Ministresha Elezi në paraqitjen e saj theksoi se është sfidë të punohet në ndryshimin e punëve me qëllim që sistemi të eliminojë rreziqet dhe të sigurojë kushte për realizimin e lirive dhe të drejtave të deklaruara politike, ekonomike dhe individuale. Ministresha Elezi tha se në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2013, për 81 vende për kryetarë komunash, kanë garuar 323 kandidatë meshkuj dhe vetëm 29 kandidate gra, ose kandidatë meshkuj ka pas 12 herë më shumë; ndërsa pas zgjedhjes së kryer, ky jaz është rritur për 19 herë në favor të meshkujve.
Shpresoj, tha Elezi, se trendi i rritjes së numrit të grave antare të këshillave komunal, që ligjërisht stimulohet të jetë minimum 40 për qind, do të reflektohet në mënyrë adekuate në rritjen e numrit të kryetareve të komunave në mandatin e ardhshëm.
– Pa qëllim të favorizimit gjinor të kualiteteve të gruas, bota në të cilën balanci natyror do të reflektohet edhe ne rolet shoqërore, sigurisht do të ishte vend më i mirë për jetesë. Kush mund ti kundërvihet më së miri dhunës ndaj grave dhe vajzave nëse jo vetë ato, të inkurajuar dhe mbështetur nga burrat e tyre, partnerët, bashkëpuntorët dhe miqtë. Në ndryshimin e ambientit, i rrëndësishëm është edhe roli ynë, i grave që jemi bartëse të funksioneve publike, si model, shembull dhe si ndikim real, bashkë me sektorin civil, i cili në këtë plan ka bë shum, tha Ministresha Elezi.
Ministresha e pushtetit lokal e theksoi rolin e komunave në prevencionin e problemeve. Ajo shprehu se është veçanërisht i rrëndësishëm bashkpunimi në ngritjen e vetëdijes publike në bashkësitë lokale rurale, ku edhe pjesmarja aktive e gruas është në nivel dukshëm më të ulët, si dhe në vende etnikisht të përziera, ku akcenti gjithmonë është vendosur në çështjet etnike në llogari të çështjeve gjinore.
– Gjithmonë mundet edhe më shumë edhe më mirë, për një botë ku dallimet do të jenë përparsi ndërsa dhuna përjashtim, tha Ministresha Elezi. /Radio Vala

1,293 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje