Breaking News
Home / Lajme / Egzon Maliqaj kualifikohet në finalen e Kampionatit të Zvicrës në Boks

Egzon Maliqaj kualifikohet në finalen e Kampionatit të Zvicrës në Boks

Martigny, me 26 Nëntor 2016

Egzon Maliqaj është kualifikuar në finalen e Kampionatit të Zvicrës në Boks, transmeton Albsport.ch.

Në gjysmëfinale, Maliqaj me pikë 3:0 e ka mposhtur kundërshtarin e tij, Rodrigues
Dario në kategorinë 69 kg.

“Pas suksesit Nacional dhe Internacional që e kam arritur, kam qenë favorit në këtë meç dhe e kam pasur në kontroll ndeshjen prej fillimit e deri në mbarim. E kam dominuar kundërshtarin, prej në fund të raundit të dytë ai kishte gjakderdhje në hundë. Kam fituar pa problem me këtë kundërshtar”, theksoi për Albsport.ch, boksieri shqiptar në Zvicër, Egzon Maliqaj.

Sa i përket ndeshjes finale, Maliqaj pret që të del fitues edhe pse përballë do ta ketë një kundërshtar të fortë.

“Kam një kundërshtar shumë të fortë i cili në gjysmëfinale fitoi me KO brutale. Por, besoj se me kualitetin dhe eksperiencën që kam të dal fitues dhe të shpallem Kampion i Zvicrës për herë të tretë radhazi”, deklaroi Egzon Maliqaj.

Në rast të fitores në finale, për Egzon Maliqajn do të ishte titulli i gjashtë në Zvicër, edhe atë tre herë Kampion i Zvicrës gjermane dhe tre herë Kampion i gjithë Zvicrës.

Kampionati i sivjetmë i boksit në Zvicër mbahet në Martigny në Kantonin e Vaudit.

Kasam Selimi /Albsport.ch /Radio Vala

943 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: