Home / Lajme / Konferenca unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon

Konferenca unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon

Tiranë, 27 Nëntor 2016
Sot në Tiranë u zhvillua konferenca Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon, e cila filloi me fjalimin e nikoqirit të konferencës, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarëve të komunave të Prishtinës, Tetovës,Preshevës dhe Ulqinit.
Në fjalën e saj, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi theksoi se folklorizmi nuk përkon me nevojat e shekulit ku jetojnë shqiptarët dhe se sot patriotizëm është puna dhe ballafaqimi me sfidat më të rënda të modernizimit social, ekonomik dhe politik .
Më pas Arifi foli për rëndësinë e autoriteteve lokale në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve .
“Nga përvoja ime, e them me plot bindje se është një sfidë e vështirë ta transformosh një institucion që është trajtuar si pronë individësh dhe grupe interesi që si veprimtari kryesore kanë pasur dhënien e pakontrolluar të lejeve për ndërtim, uzurpimin e pronave publike dhe nënshkrimin e kontratave korruptive që kanë pasuruar udhëheqësit duke gjeneruar grumbull problemesh për qytetin . Ne kemi qenë të vetëdijshëm që kjo situatë nuk mund të ndryshojë as brenda një nate as brenda një viti por kemi qenë të vendosur të jemi udhëheqësia që do e filloj ndryshimin duke punuar me përgjegjësi për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve ndaj komunës por njëkohësisht për të vendosur rend dhe rregulla të cilat qytetarët nuk do duhet ti përjetojnë si dhunë por si përgjegjësi dhe obligim që domosdo duhet ta përmbushin për të pasur qytet më të mirë, mirëqenje dhe ardhmëri më të lumtur për vehten dhe gjeneratat që vijnë”, tha kryetarja Arifi .
Më pas delegacionet e komunave pjesëmarrëse prezantuan mbi sfidat dhe praktikat më të mira në fushën e zhvillimit urban, mjedisit jetësor, inovacioneve në punën e administratës komunale , kulturës dhe tërheqjes së investimeve. Në fund pesë kryetarët e bashkive të Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës, firmosën marrëveshjen për bashkëpunim. /Radio Vala

266 total views, 5 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje