Home / Lajme / BOKSIERI SHQIPTAR EGZON MALIQAJ SHPALLET KAMPION I ZVICËR NË VITIN 2016

BOKSIERI SHQIPTAR EGZON MALIQAJ SHPALLET KAMPION I ZVICËR NË VITIN 2016

Martingy, me 28 Nëntor 2016

Për herë të tretë në karrierën e tij, boksieri shqiptar në Zvicër, Egzon Maliqaj është shpallur Kampion i Zvicrës në Boks, në kategorinë 69 kilogram, transmeton Albsport.ch.

Egzoni ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira në ndeshjen kundërshtarin e tij Tazi Kusongi Yves, që është vlerësuar si na trajnerët e tij, por nuk ka munguar vlerësimi dhe komplimentet edhe nga trajnerët e klubeve tjera por edhe i shikuesve.

“Pasiqë që kundërshtari në gjysmëfinale fitoi me KO brutale, e kam ditur që duhet më pasur kujdes, por nuk më ka imponuar se kum pas vetëbesim të madh ne vetveten sepse kam boksuar me boksierë të fortë ndërkombëtar dhe mbas fitores së medaljes në Kampionatin Botëror e dija veten të sigurt dhe me vetëbesim. Taktika ishte të bëj presion prej sekondës së parë për të mos me e lenë me boksuar kundërshtarin në stilin e vet. Dhe prej momenteve të para i tregova se kush është shefi në ring. Edhe pse e godita sdi sa herë fortë kundërshtarin me të djathtën dhe kroshe te majtë, ai nuk i humbi shpresat dhe u mundua me kthyer meçin në favor e tij. Por, përvoja ime e madhe e bëri që kur sulmonte ai me lëvizjet e mija dhe synimi im ishte ti shkoje boksi huq. Mbas tri raundeve u shpalla fitues pa diskutim i këtij meçi dhe për herë të tretë u shpalla Kampion”, thotë ekskluzivisht për Albsport, Kampioni i ri i Zvicrës në Boks, Egzon Maliqaj.

Për Egzon Maliqajn ky mund të jetë meçi i fundit këtë vit, duke e përmbyllur me medalje.

Kampionati i sivjetmë i boksit në Zvicër u mbajt në Martigny të Kanton Valisit.

Kasam Selimi /Albsport.ch /Radio Vala

23,483 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje