Home / Lajme / KRSKRR: Gomat e dimrit me rëndësi të posaçme për vozitje të sigurtë

KRSKRR: Gomat e dimrit me rëndësi të posaçme për vozitje të sigurtë

Shkup, 28 Nëntor 2016
Gomat e dimrit janë të domosdoshme për lëvizje të sigurtë dhe stabile të automjeteve dhe një ndër hamendejt më të shpeshta është se ato përdoren vetëm në kushte kur ka borë, theksojnë nga Këshilli republikan për siguri në komunikacionin në rrugë (KRSKRR).
“Karakteristike për gomat e dimrit është ajo që thellësia e tyre e profilit është katër milimetra dhe janë posaçërisht të dizajnuara me silikon dhe me përqindje më të madhe të gomës natyrore dhe për këtë arsye janë më të buta në ditët më të ftohat dimërore. Sipas një testimi të bërë në automobil në lëvizje me goma verore dhe dimërore dhe pragu i stopimit me to, rezultatet të cilat janë marrë, tregojnë se me shpejtësi prej vetëm 16 kilometrave në orë, gomat e dimrit janë ndalur në 6,4 metra, përderisa automojetit të njejtë me goma të verës i është dashur rrugë dy herë më e madhe ndaluese të ndalojë gjatë shpejtësisë së njejtë. Nëse automjeti lëvizë me shpejtësi më të madhe, ky prag i ndalimit do të ishte shumë më i madh”, sqarojnë nga KRSKRR.
Tregojnë se përveç gomave të dimrit, në dimër (edhe krahas asaj që nuk është obligim ligjor kur keni goma dimri) është e rekomandueshme që në bagazh të automjetit të ketë një kuti me zinxhirë.
Siç tregojnë nga KRSKRR, ekzistojnë disa lloje të zinxhirëve për borë, por më së shpeshti përdoren zinxhirët nga hallkat e çelikta. Zëvendësim për ta janë të ashtuquajturit zinxhirë nga litarët, por montimi i tyre është i komplikuar. zgjidhje idelale, siç ceket. janë zinxhirët me sistem për montim të shpejtë për të cilët nevojiten përgatitje të caktuara.
Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë për vozitje në kushte dimërore, përveç gomave të oblëigueshme të dimrit dhe zinxhirëve apo “çorapëve”, si pjesë e pajisjes së rekomanduar apo obliguar dimërore, thekojnë se duhet të ketë edhe lopat, një thes i vogël me rërë. /Radio Vala

932 total views, 5 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje