Home / Gostivar / Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dekorohet me çmimin e karrierës

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dekorohet me çmimin e karrierës

Gostivar, 28 Nëntor 2016
Komuna e Gostivarit është ndër institucionet kryesore që ndihmon zhvillimin e jetës kulturore në qytetin e Gostivarit. Me këtë motiv, drejtoria e Qendrës për Kulturë shpërbleu kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me çmimin e karrierës, pikërisht për mbështetjen e parezervë të aktiviteteve kulturore.
Ndarja e çmimit u bë gjatë manifestimit dedikuar ditës së flamurit kombëtar “28 Nëntorit”. Drejtori, Luan Zenku potencoi që gjitha aktivitetet e Qendrës për Kulturë në Gostivar, janë realizuar fal mbështetjes së Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës, andaj kryetari Nevzat Bejta dekorohet me këtë çmim më se të merituar.
Gjatë manifestimit, çmime për zhvillim të jetës kulturore në qytetin e Gostivarit u ndanë edhe për dy Shoqëritë Kulturore Artistike të qytetit, “Jahi Hasani”, dhe “Lulet e Malësisë”, ndërsa si Ansambël nikoqir i manifestimit, çmim u nda edhe për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku”, nga Shkupi.
Krahas shoqërive kulturore, çmim i karrierës u nda edhe për veteranët e kulturës gostivarase, Harulla Volina, Maksut Dehari dhe piktori i mirënjohur Meli Zenku. Nga qytetet jashtë Gostivarit, me çmimin e karrierës u dekorua veterani i gazetarisë shqiptare, Qani Mehmeti.
Me rastin e manifestimit “28 Nëntori”, në skenën e Qendër për Kulturë në Gostivar performuan Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku”, Besiane Mehmeti dhe Shkodran Tolaj, si dhe solistët gostivaras Ylber Limani, Nebi Halili, Feti Selimi dhe Albina Bekteshi.
Para koncertit festiv, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë në Gostivar, u mbajt koncerti klasik nga grupi “Prishtina Bras”. Aktivitetet për festat e nëntorit organizohen nga Qendra për Kulturë me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës. /Radio Vala

451 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Gostivar, me 11 tetor 2017 Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e …

Lini një Përgjigje