Home / Lajme / Kurc: Me zgjedhje korrekte dhe prioritetet urgjente reformuese deri në bisedimet me BE-në

Kurc: Me zgjedhje korrekte dhe prioritetet urgjente reformuese deri në bisedimet me BE-në

Shkup, 28 Nëntor 2016
Zbatimi i zgjedhjeve të lira dhe korrekte së bashku me implementimin e prioriteteve urgjente reformuese do t’i mundësojë Maqedonisë që të kthehet në rrugën që do ta çojë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE, deklaroi sot në Shkup, shefi i diplomacisë austriake Sebastian Kurc pas takimit me kolegun e tij të Maqedonisë, Nikolla Poposki.
“Shpresojmë se do të arrini që të bëni hapa të rëndësishëm reformuese para se gjithash në drejtim të përforcimit të shtetit juridik dhe asaj që tani është e domosdoshme, e ato janë zgjedhje të lira dhe korrekte, të cilat duhet të zbatohen. Nëse kjo ka sukses, atëherë Maqedonia ndodhet në rrugë të mirë drejt BE-së dhe kuptohet do të ketë edhe hapje të bisedimeve. Për mua kjo është jashtëzakonisht pozitive dhe korrekte”, tha Kurc, duke shprehur mbështetje për eurointegrimet e Maqedonisë.
Diplomati austriak në këtë drejtim theksoi se në takimin e sotëm dy vendet, duke miratuar plan aksional për bashkëpunim për vitin 2017, i cili ka të bëjë me integrimin e BE-së, bashkëpunimin në Procesin e Berlinit, si dhe në kuadër të kryesimit të ardhshëm austriak me OSBE-në në vitin 2017.
Ministri austriak i Punëve të Jashtme edhe një herë u falenderua për aktivitetet e Maqedonisë për mbyllje të rutës ballkanike për emigrantët që, siç tha, dukshëm e ka zvogëluar presionin mbi kufirin austriak.
Ministri Poposki theksoi se Maqedonia është mirënjohëse për mbështetjen austriake në procesin e eurointegrimit.
“Ne jemi mirënjohës ndaj mbështetjes të cilën Austria na jep në rrugën drejt BE-së. Kjo është shumë e rëndësishme sepse bëhet fjalë për prioritetin tonë më të lartë strategjik. Austria është mbështetëse e fuqishme dhe e bindshme e kësaj rruge dhe shpresojmë dhe punojmë intensivisht në sa periudhë sa më të shkurtër të mundshme të fillojmë proces të bisedimeve me fokus të veçantë në kapitujt fundamantalisht 23 dhe 24 të bisedimeve”, tha Poposki.
Optimizmi se me zbatimin e zgjedhjeve kredibile do të mund të fillojmë bisedimeve për anëtarësim edhe krahas bllokadës së Greqisë për shkak të kontestit me emrin, Kurc siç tha, i ka bazuar në zhvillimin pozitiv në Greqi dhe interesimin e Athinës për Maqedoninë stabile.
Lidhur me krizën e emigrantëve Poposki tha se që të dy kanë biseduar për skenare të ndryshme të mundshme dhe se nuk do të lejojnë që të përsëritet situata kaotike nga viti 2015.
“Duhet së bashku të jemi të gatshëm për përballje me të gjitha skenaret e mundshme me qëllim që të sigurojmë trajtim human dhe të sigurt të emigrantëve dhe refugjatëve, por nga ana tjetër të sigurojmë gjithashtu edhe siguri dhe stabilitet në vetë BE-në si ruajtje të zonës Shengen”, tha Poposki.
Kurc theksoi se pret që kufiri në Maqedoni si pjesë e rutës së emigrantëve në Ballkanin Perëndimor që të mbetet e mbyllur dhe se në rast të prishjes së marrëveshjes me BE-në dhe Turqinë, me rëndësi të veçantë për Vjenën është që këtu të ketë linjë të qartë politike. /Radio Vala

235 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje