Home / Lajme / Lutfiu vizitoi SHF”Abdyl Frashëri”- Bogovinë me rastin e 28 Nëntorit

Lutfiu vizitoi SHF”Abdyl Frashëri”- Bogovinë me rastin e 28 Nëntorit

Tetovë, 28 Nëntor 2016
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, me rastin e festës së Flamurit Kombëtar, 28 Nëntori, sot mori pjesë në Shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Bogovinë.
Siç theksohet në kumtesë, gjatë fjalimit të tij Lutfiu tha se Dita e Flamurit, është festë, që emocionon dhe bashkon shqiptarët më shumë se çdo gjë tjetër. “Kjo ditë na bën një, pa ndoshta e sikur, pa dallime politike, krahinore e fetare, sepse jemi të vetëdijshëm se aty janë rrënjët e projektit kombëtar” thekson Lutfiu.
“Atë ditë, kur një nga krerët e elitës kombëtare, personaliteti më i spikatur i modernitetit politik shqiptar Ismail Qemali ngrinte flamurin e Kastriotëve në qytetin e Vlorës, Shqipëria i kthehej vetvetes dhe kontinentit mëmë Evropës, pas një ndarjeje të kobshme gati pesëshekullore. Akti ishte dyfish historik: ndahej me pushtimin dhe bashkohej me qytetërimin e tij të natyrshëm. Etërit e Pavarësisë janë disa, por Ismail Qemali, ky shqiptar vizionar është emblemë e të gjithëve, përmbyllës i projektit të Rilindjes Kombëtare” theksoi ministri Lutfiu. /Radio Vala

441 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje