Home / Gostivar / Shkolla fillore “Ismail Qemali”, shënoi patronatin dhe Ditën e Flamurit, kryetari Bejta: Sot është një ditë e veçantë për shoqërinë shqiptare

Shkolla fillore “Ismail Qemali”, shënoi patronatin dhe Ditën e Flamurit, kryetari Bejta: Sot është një ditë e veçantë për shoqërinë shqiptare

Gostivar, me 28 Nëntor – 2016

Këngë për 28 Nëntorin, ditën e flamurit, valle me motive kombëtare, recitale kushtuar Shqipërisë dhe Flamurit kombëtar. Me program të begat kulturor dhe artistik të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit, Shkolla Fillore “Ismail Qemali” në Gostivar shënoi patronatin dhe ditën e flamurit kombëtar, 28 Nëntorit.

Në këtë eveniment të organizuar nga drejtoria e shkollës, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani dhe drejtuesit e Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport.

“Sot është një ditë e veçantë për shoqërinë shqiptare. Është dita e krijimit të shtetit shqiptar. Kjo datë historike na solli në fitore të reja. Kemi krijuar shtetin e dytë, kurse ne në Maqedoni punojmë për barabarësi të plotë. Të gjitha shkollat e Komunës së Gostivarit organizojnë manifestime për Ditën e flamurit, por unë zgjodha të jem në mesin tuaj, sepse, shkolla e juaj e mban emrin e njeriu që solli dritë në shoqërinë shqiptare, themeluesin e shtetit shqiptar, Ismail Qemali”, tha mes të tjerash Ahmeti.

Me rastin e patronatit të shkollës fillore “Ismail Qemali”, drejtoria kishte ftuar veteranët e arsimit dhe bashkë me mësimdhënësit në detyrë morën pjesë në një koktej modest të mbajtur në sallën e mësimdhënësve. /Radio Vala28_11_2016_shkolla_ismail_qemali 28_11_2016_shkolla_iq1 28_11_2016_shkolla_iq2 28_11_2016_shkollaiq

1,161 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje