Home / Lajme / Sot festohet 28 Nëntori – Dita e Flamurit

Sot festohet 28 Nëntori – Dita e Flamurit

Shkup, 28 Nëntor 2016
Sot shënohet 104 vjetori nga Pavarësia e Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Me rastin e kësaj dite, sot në vendet ku jetojnë shqiptarët janë planifikuar një sërë aktivitetesh, ndërsa epiqendra e festimit pritet të jetë qyteti i Vlorës, aty ku më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemalingriti flamurin e pavarësisë.
Si sot, 104-vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, atë që në histori njihet si Dita e Flamurit. Në atë kohë, kryengritjet të shumta, shpërthyen në të gjitha zonat e Ballkanit.
Disa shtete të tjera, si Greqia e kishin fituar pavarësinë më përpara. Perandorisë Osmane, e cila ekzistoi për rreth pesë shekuj, tashmë i kishte ardhur fundi. Në 28 nëntor 1912, plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, rreth orës 14:00, përpara qindra njerëzve ngriti flamurin kombëtar, duke shpallur në këtë mënyrë pavarësinë e Shqipërisë.
Pak muaj më vonë, goditja e madhe e flamurit të Bashkimit, u dha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ku Shqipërisë etnike iu copëtuan disa pjesë, duke lënë jashtë territorit të Shqipërisë shumë zona.
Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe diasporë.
Në Shkup në kuadër të kësaj feste Komuna e Çairit në Sheshin Skënderbeu organizon program festiv me një koncert në të cilin do të marrin pjesë këngëtaret e njohura të estradës shqiptare Leonora Jakupi dhe Altuna Sejdiu- Tuna.
Në Tetovë me rastin e 28 Nentorit – Ditës së Flamurit kombetar USHT-ja organizon Akademi solemne. /Radio Vala

346 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Gostivar, me 11 tetor 2017 Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e …

Lini një Përgjigje