Home / Lajme / Janë siguruar mbi 2,6 milion fidane për Ditën e nesërme të drurit

Janë siguruar mbi 2,6 milion fidane për Ditën e nesërme të drurit

Shkup, 29 Nëntor 2016

 Gjithsej 503,89 hektarë me 2.611.143 fidane do të pyllëzohen me aksionin e 17-të të nesërm “Dita e drurit-mbille të ardhmen tënde”.

Ashtu siç informon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), aksioni do të zbatohet në 60 lokacione në 30 komuna kadastre, ndërsa për pyllëzim do të përdoren pisha e bardhë dhe e zezë, akacie, frashër, panjë, dushk, gështenjë e butë, dardhë e egër, arrë e zezë…,

Për nevojat e BNJVL-së dhe veçmas për individët e vetëqeverisjes lokale janë siguruar 1.350.568 fidane, prej të cilave 1.000.568 për Shkupin, pjesët urbane të komunave dhe në pjesët anësore të unazës së kryeqytetit, 150.000 për Manastirin prej të cilave 200 për pjesën urbane të qytetit, 100.000 për Tetovën prej të cilave 100 për pjesën urbane, si dhe 100.000 për Kërçovën prej të cilave 100 për pjesën urbane të qytetit.

Sipas MBPEU-së, plotësisht nga 2.000 lule landra (gjithsej 4.000) do të mbillen pranë autostradës Demir Kapi-Smokvicë dhe në komunën e Dojranit, ndërsa janë siguruar edhe 300 fidane dekoruese prej të cilave 150 (më të larta për 130 centimetra) për Shoqatën e qytetarëve “Dita e drurit-mbille të ardhmen tënde!”.

Në organizim të aksionit përveç Ministrisë, janë përfshirë edhe NP “Pyjet e Maqedonisë”-Shkup, BNJVL, Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkup”, – Shkup. NP “Parqe dhe Gjelbërim”-Shkup, SHTQR “Istok-Trans”-Shkup, Qyteti i Shkupit, komunat Manastir, Kërçovë dhe Tetovë, NP për ekonomizim me kullotat, MMJPH, Parqet nacionale, Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, MASH, MPB, MPJ, MM dhe SHM, MPPS, DPHM, ARS, Kabineti i kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së RM-së, Policia kufitare, Drejtoria doganore e RM-së dhe Ministria e Shëndetësisë.

Me rastin e ditës së drurit, nesër, 30 nëntor është ditë jo pune, përveç për institucionet shëndetësore. Kopshtet duhet të jenë me orarin e zakonshëm të punës. Data për të kryer punën e kësaj dite do të përcaktohet.

Aksioni “Dita e drurit-mbille të ardhmen tënde” filloi në vitin 2008 dhe në katër vitet e para, deri në vitin 2011, është zbatuar në dy stinë – pranverë dhe vjeshtë. Në pesë vitet e fundit, sërish, pyllëzimi bëhet vetëm në vjeshtë.

Në 16 aksionet e deritanishme janë pyllëzuar pothuajse 13.000 hektarë me mbi 35 milionë fidane. Më i mirë ishte efekti në vitin 2009 kur në dy aksione pothuajse në 4.000 hektarë ishin mbjellë më shumë se 7.900.000 fidane. /Radio Vala

358 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje