Breaking News
Home / Lajme / Rama: Stabiliteti i Maqedonisë kyç edhe për rajonin

Rama: Stabiliteti i Maqedonisë kyç edhe për rajonin

Tiranë, 29 Nëntor 2016
Në prag të zgjedhjeve në dhjetor, jemi shumë të interesuar për stabilitetin dhe për përparim sa më të madh dhe më të qëndrueshëm në Maqedoni. Ky stabilitet është kyç edhe për rajonin, kyç është për Shqipërinë, sepse ne kemi një interes të veçantë për shkak të popullit shqiptar, i cili jeton në Maqedoni.
Këtë e deklaroi kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë të dhënë për Dojçe Vele, në të cilën i komenton edhe konfliktin e brendshëm të Maqedonisë, si dhe shumë tensione në fushatën parazgjedhore.
“Me interes të veçantë e ndjekim këtë proces, shpresojmë se do t’i jepet fund krizës së madhe dhe do të thotë fillim i kapitullit të ri për fqinjin tonë. Pa dyshim dëshirojmë dhe shpresojmë se do të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe liritë dhe të drejtat e shqiptarëve nga dita në ditë që të jenë më solide në kuadër të Kushtetutës së Maqedonisë”, tha kryeministri Rama.
Ky stabilitet është kyç edhe për rajonin, kyç edhe për Shqipërinë, vlerësoi Rama dhe shtoi se ata janë të interesuar sepse kanë edhe një interes të veçantë për shkak të popullit shqiptar, i cili jeton në Maqedoni. /Radio Vala

1,513 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: