Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Në qytetin e Gostivarit u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Në qytetin e Gostivarit u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Gostivar, me 2 Dhjetor – 2016
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, 3 Dhjetori, në qytetin e Gostivarit është shënuar përmes aktiviteteve të ndërmarra nga Këshilli Rinor me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit dhe përkrahjen e nxënësve të Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Këshillit Rinor, Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport të Komunës së Gostivarit si dhe nxënës të mjekësisë, vizituan nxënësit e paraleleve speciale në shkollat “Ismail Qemali”, “Mustafa Kemal Ataturk”, dhe Qendrës ditore për fëmijët me nevoja të veçanta.
Me këtë rast, për fëmijët e paraleleve speciale u ndanë dhurata simbolikes, me porosinë se edhe ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, dhe se fëmijët janë të njëjtë pa përjashtim.
“Sot jemi në mesin e këtyre fëmijëve me qëllimin e vetëm për tu bashkuar me iniciativën e Këshillit Rinor me rastin e ditës ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Deshëm t’i vizitojmë dhe t’i shohim nga afër këto fëmijë me plotë dashuri. Në shenjë përkrahje tu dhurojmë edhe nga një dhuratë simbolike”, tha Nafije Zendeli – Ziberi nga Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit.
Teuta Bajrami anëtare e Këshillit Rinor, theksoi që ideja ishte e nxënësve të shkollës së mjekësisë dhe ne si Këshill Rinor u dhamë mbështetje.

“Një falënderim për kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për përkrahjen dhe ndihmën e dhënë në realizimin e kësaj iniciative. Një falënderim, po ashtu, edhe për drejtorët e shkollave dhe qendrës ditore për fëmijët me nevoja të veçanta”, tha Bajrami.

Drejtori i Shkollës Fillore “Ismail Qemali”, Betulla Zaimi potencoi që iniciativat e Këshillit Rinor vazhdimisht kanë hasur në përkrahjen e kësaj shkolle, nga fakti që qëllimi vazhdimisht ka qenë fisnik dhe në dobi të gjeneratave të reja.

Alban Ibrahimi, nxënës i Shkollës së Mesme të Mjekësisë, shpreh i lumtur që iniciativa e tyre gjeti përkrahje dhe u realizua. Ibrahimi falënderoi kryetarin Bejta për përkrahjen e parezervë në iniciativat e ndërmarra nga rinia e Gostivarit. /Radio Vala02_12_2016_gostivar_femijet_meaftesi_tekufizuar 02_12_2016_gv_femijet_afetsi_kufiyuar 02_12_2016_gv_femijet 02_12_2016_gv_femijet1

1,862 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: