Breaking News
Home / Lajme / AHMETI TAKON PENSIONISTËT DHE HAXHILERËT NË KOMUNËN E ÇAIRIT

AHMETI TAKON PENSIONISTËT DHE HAXHILERËT NË KOMUNËN E ÇAIRIT

Çair, me 3 Dhjetor 2016
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka vazhduar fushatën parazgjedhore në një takim me pensionistët dhe haxhilerët nga Komuna e Çairit të Shkupit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve kryetari I BDI-së Ali Ahmeti theksoi se BDI ka platformë me projekte konkrete që do të bëhen realitet dhe për këtë arsye nevojitet mbështetje e madhe që BDI përveç se fitimtare të jetë vendimtare. Lideri Ahmeti gjithashtu theksoi se deri më tani janë realizuar shumë projekte por edhe se shumë të tjera do të realizohen në të ardhmen që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Deri më tani janë bërë punë që mbeten pasuri dhe begati për gjithë shqiptarët, si universitete spitale, infrastrukturë, shkolla, përmendore… Kështu do të vazhdojmë. Do të vazhdojmë në realizimin e projekteve të shumta. Na presin punë më të mëdha por ama nuk shoh te të tjerët se mund ti dalin zot gjithë atyre punëve të mëdha që kërkojnë njohuri, dituri përkushtim.
Prandaj është koha që t’i thërrasim të gjithë ata që nuk janë me ne të na bashkëngjiten sepse ne duhet të jemi më të fort që përveç se fitimtarë të jemi vendimtarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit”, u shpreh lideri Ahmeti.

Ai mes tjerash përmendi edhe hapjen e universiteteve në gjuhen shqipe, zhvillimin ekonomikë të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës duke përmendur tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e biznesit vendor.

“I thërrasim të gjithë ata që kanë dilema le t’i bashkëngjiten BDI-së sepse BDI është fituese e sigurt. Ne nuk dëshirojmë që shqiptarët të humbin mandate duke u shpërnda nëpër parti të vogla. Unë disa herë kam theksuar me sinqeritetin më të madhe se duhet të bëhen bashkë kundër BDI_së vetëm se vetëm mos të humbin shqiptarët sepse kjo është e dhimbshme. Bashkë mund të jemi më të fort dhe më të fuqishëm”, tha Ahmeti.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Shefi i Shtabit Zgjedhor, z.Bekim Neziri, kryetari i Komunës së Çairit, z.Izet Mexhiti si dhe funksionarë tjerë të lartë partiakë. /Radio Vala

1,806 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: