Home / Gostivar / Bejta: Më 8 Dhjetor ta mbushim sheshin e qytetit në Gostivar

Bejta: Më 8 Dhjetor ta mbushim sheshin e qytetit në Gostivar

Gostivar, 3 dhjetor – 2016
Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Intregrim, z. Nevzat Bejta vizitoi shtabin zgjedhor të Këshillit Vendor të lagjes “Grudajcë”, të Gostivarit.
Gjatë bisedës me strukturat partiake dhe përkrahësit e BDI-së, Bejta vuri në dukje që vota e shqiptarëve të Gostivarit në zgjedhjet e 11 Dhjetorit për BDI-në është më se rëndësishme, nga fakti që në katër kandidatë të Gostivarit janë të radhitur në dhjetëshen e parë të listës së BDI-së dhe gjasat janë reale që të gjithë këto kandidatë të fitojnë mandatin e deputetit.
“Çdo kund ku shkojmë pritemi mirë, këtë mikpritje e shoh edhe sonte këtu në mesin e banorëve të lagjes suaj. Ju falënderoi nga zemra për këtë mbështetje të madhe dhe mikpritje të përzemërt. Popullata shqiptare din të vlerëson politikanët që punojnë në interesin e tyre. Në këtë pjesë të qytetit kemi realizuar shumë projekte”, tha Bejta, i cili me këtë rast potencoi që nivel nacional BDI miratoi shumë ligje që favorizojnë shqiptarët, dhe se, edhe në të ardhmen do të punohet që të arrihet deri tek barabarësia e plotë e shqiptarëve.
Në fund, Bejta ftoi të pranishmet që më datën 8 Dhjetor të marrin pjesë në tubimin përmbyllës në sheshin e Gostivarit, kurse më datë 11 Dhjetor bashkë me familjet e tyre të dalin në vendvotime dhe të votojnë për BDI-në. /Radio Vala

3,075 total views, 3 views today

About RV2

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje