Home / Gostivar / U inauguruan disa rrugica të shtruara me pllaka bekatoni në lagjen “Grudajcë” të Gostivarit

U inauguruan disa rrugica të shtruara me pllaka bekatoni në lagjen “Grudajcë” të Gostivarit

Gostivar, me 3 dhjetor – 2016

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Bashkim Hasani qëndruan në Lagjen “Grudajcë” dhe bashkë me banorët e kësaj lagje inauguruan disa rrugica të shtruara me pllaka bekatoni me sipërfaqe prej 2500 metra katrorë.

Një nga rrugët e shtruara ishte edhe rruga që shpinte nga xhamia e kësaj lagje. Në prononcimin për mediat, kryetar Bejta vuri në dukje që në këtë lagje janë realizuar shumë investime dhe do të vazhdohet të investohet me qëllim që banorëve tu krijohen kushte sa më të mira për jetesë, ndërsa shtoi se vlera e investimit kap shifrën e 3 milion e 600 mijë denarëve.

Banorët e lagjes u shprehën falënderues për premtimin e mbajtur dhe investimin e realizuar, duke shtuar që tashmë po heqin nga këpucët pluhurin dhe baltën që shoqëronte përditshmërinë e tyre mbi 25 vite. Ato u shprehën të gëzuar me realizmin e këtij projekti dhe premtimin e mbajtur nga kryetari Nevzat Bejta. /Radio Vala03_12_2016_rrugica_gostivar 03_12_2016_rrugiva_gv 03_12_2016_rrugica_gv

5,222 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Gostivar, me 11 tetor 2017 Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e …

Lini një Përgjigje