Home / Gostivar / Bejta: Sa ma e fortë të jetë BDI-ja, aq më e fortë do të jetë shoqëria shqiptare

Bejta: Sa ma e fortë të jetë BDI-ja, aq më e fortë do të jetë shoqëria shqiptare

Gostivar, me 6 dhjetor – 2016
Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Intregrim, z. Nevzat Bejta në fjalimin e tij në tubimin e mbajtur në fshatin Forinë dhe më pas edhe në Çegran, ku i pranishëm ishte edhe lideri Ali Ahmeti, deklaroi që vota për BDI-në është votë për familjet shqiptare, mirëqenien dhe zhvillimin e tyre.
“Bashkë me funksionarët tanë qofshin ministra, deputetë, drejtorë apo funksione të tjera, çdo herë kemi qenë pjesë e pashkëputur e popullit. Hallet, brengat i ndamë bashkë. Pas datës 11, do të vijë 12 Dhjetori dhe ne përsëri do të jemi bashkë dhe do të angazhohemi për të zgjedhur çdo problem dhe hall që kemi mes veti. Përsëri do të angazhohemi që të realizojmë projekte që shkojnë në dobi të qytetarëve shqiptarë. Prandaj, u ftoj që edhe këto pak ditë që na kanë ngelur deri në ditën e votimeve, të ftojmë çdo anëtarë të familjeve tona, të votojnë për BDI-në dhe liderin tonë, Ali Ahmeti. Sa ma e fortë të jetë BDI-ja, aq më e fortë do të jetë shoqëria shqiptare. Sa më i fortë të jetë lideri jonë Ali Ahmeti, aq më të fortë do të jemi të gjithë ne”, tha mes tjerash Bejta, i cili ftoi banorët e Çegranit dhe Forinës të marrin pjesë në tubimin përmbyllës së BDI-së në Gostivar, të enjten me fillim prej ora 19 në sheshin e qytetit. /Radio Vala

1,165 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje