Home / Gostivar / Mblidhet lokomotiva e BDI-së në Gostivar, përgatitje për tubimin madhështor të ditës së enjte

Mblidhet lokomotiva e BDI-së në Gostivar, përgatitje për tubimin madhështor të ditës së enjte

Gostivar, me 5 Dhjetor – 2016
Kryetarit të degës së Gostivarit dhe nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Nevzat Bejta, ftoi sonte në një takim të përbashkët anëtarët e Shtabit Komunal Zgjedhor, kryesitë e Shtabeve Lokale të Këshillave Vendore dhe funksionarët partiak për mobilizim të strukturave partiake për tubimin përmbyllës parazgjedhor të degës së Gostivarit për zgjedhjet e 11 Dhjetorit.
Fillimisht, Bejta raportoi për ditën e kaluara të fushatës parazgjedhore.
“Në të gjitha takimet dhe tubimet parazgjedhore që i realizuam deri tani, mund të them se kemi kaluar për mrekulli të Zotit. Ku kemi shkruar jemi mirëpritur nga qytetarët tanë. Ajo që më gëzon, është prania dhe angazhimi i njerëzve të rinj në radhët e BDI-së. Në çdo takim e tubim, na kanë pritur familje të tëra, pleq, e të ri, burra e gra. Kjo tregon që qytetarët tanë dinë ta vlerësojnë punën. Ishim në Reçan, gjithë fshati ishte aty. Në Zdunjë na pritën gati gjithë banorët e fshatit. Në Sërmnovë po ashtu, në Dutllok, Banjicë, Lagje e re, fshatrat e Malësisë, Turçan të madh e të vogël. Sonte në Balindoll. Gjithkund ku shkojmë na presin krahëhapur. Familja e madhe e BDI-së po rritet edhe më shumë. Ku shkoj po shoh aktivistë të ri dhe unë jam mirënjohës për besimin e tyre”, tha mes tjerash Bejta, duke paralajmëruar vizitat edhe në vendbanimet e ngelura.
“Na kanë ngelur edhe tre ditë. Këto tre ditë të mos lejmë shtëpi pa vizituar. Kemi aktivist që shkojnë derë në derë. Është lajm i mirë që nga shkojnë aktivistët tanë, po mirëpriten shumë mirë nga popullata. Ne kemi se çka tu themi votuesve tanë, kemi bërë shumë dhe do të vazhdojmë. Të turpërohen ata që s’kanë bërë asgjë dhe shkojnë trokasin në derë apo thirrin qytetarët në telefon për t’i mashtruar e për të votuar për ata që s’kanë bë asgjë”, shtoi Bejta.
Duke folur për tubimin e së enjtes, për çka edhe ishte thirrur takimi, Bejta tha që ne si shqiptarë dhe mysliman që jemi shumicë në qytetin e Gostivarit, nuk na ngjan të mbajmë tubime në salla dhe ambiente të mbyllura, prandaj është marrë vendim që tubimi të mbahet në sheshin e qytetit.
“Shoh disa parti të nacionaliteteve që janë pakicë në Gostivar, mbajnë tubime në sheshin e qytetit. Duan të tregojnë se janë shumë. Jo, shumë jemi ne që jemi gati 80 % e popullatës. Me një organizim të mirë do tu tregojmë të shtunën nga sheshi i qytetit se kush është shumicë në Gostivar”, tha Bejta, duke ftuar gjithë përkrahësit e BDI-së të vijnë në tubimin përmbyllës që do të mbahet të enjten më 8 Dhjetor me fillim prej ora 19:00 dhe ku i pranishëm do të jetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. /Radio Vala

1,360 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje