Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Bejta vizitoi fshatin Koritë, mbështetje absolute për zgjedhjet e së dielës

Bejta vizitoi fshatin Koritë, mbështetje absolute për zgjedhjet e së dielës

Gostivar, me 7 dhjetor – 2016
Një ditë para mbajtjes së tubimit përmbyllës për zgjedhjet e së dielës, kryetari i shtabit komunal zgjedhor të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta vizitoi Koritën dhe takoi banorët e këtij fshati të Malit të Thatë.
Në një atmosferë miqësore, kryetari Bejta potencoi që fshatin Koritë e kishte vizituar disa herë brenda vitit dhe do të vazhdon ta viziton edhe pas zgjedhjeve, sepse, tha Bejta, në mesin e popullatës duhet të jesh edhe kur ka votime edhe kur nuk ka.
“Popullata din të vlerëson politikanët që punojnë në interesin e tyre. Në këtë pjesë kemi realizuar shumë projekte. Punët i bëmë bashkë me ministrat, deputetët dhe drejtorët e zgjedhur nga BDI”, tha mes tjerash kryetari Bejta, i cili pastaj foli gjerë e gjatë për kandidatët e BDI-së nga rajoni i Gostivarit, z. Talat Xhaferi, z. Jamin Sinani, zonj. Mirsada Emini – Asani dhe Branko Manojllovskin”, tha Bejta.
Partitë e tjera, shtoi ai, nuk flasin për ide, projekte dhe platformën e tyre politike, por merren me akuza dhe sulmojnë BDI-në.
Në fund, Bejta ftoi të pranishmit që nesër me fillim prej ora 19:00 së bashku të marrin pjesë në tubimin përmbyllës parazgjedhor të BDI-së në Gostivar që do të mbahet në sheshin e qytetit. Kasam Selimi/Radio Vala

 2,602 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Bashkëbisedim me Besim Bublicën, Drejtor Sportiv në FC Dardania Basel, Sporti Shqiptar në Zvicër 25

Sporti Shqiptar në Zvicër, bashkëbisedim me Besim Bublicën, Drejtor Sportiv në FC Dardania Basel Autor …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: