Home / Gostivar / Bejta: Me votën tuaj do ta festojmë fitoren më të madhe në historinë e qytetit të Gostivarit

Bejta: Me votën tuaj do ta festojmë fitoren më të madhe në historinë e qytetit të Gostivarit

Gostivar, me 8 Dhjetor – 2016
As temperaturat e ulëta minus zero, nuk ndaluan përkrahësit e Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar, për të vërshuar sheshin e qytetit.
Në prani të liderit, z. Ali Ahmeti, kandidatëve për deputetë, funksionarëve qeveritar dhe lokal si dhe qindra dhe mijëra përkrahësve, kryetari i degës dhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, potencoi që prania kaq e madhe e qytetarëve të Gostivarit, tregon mirënjohje për punët e kryera në shërbim të tyre.
“Më keni nderuar me prezencën tuaj mua dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin, kjo tregon se ju jeni të kënaqur me punët që kemi bërë, andaj ju ftoj kështu të tubuar në këtë shesh të madh të vërshoni vendvotimet dhe të votoni numrin 3 të dielën më 11 dhjetor. Me votën tuaj na si BDI do ta festojmë fitoren më të madhe në historinë e qytetit të Gostivarit”, tha mes tjerash Bejta. /Radio Vala

1,524 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje