Home / Lajme / Diaspora e Maqedonisë voton më 10 dhjetor

Diaspora e Maqedonisë voton më 10 dhjetor

Bernë, me 8 Dhjetor 2016

Kanë mbetur edhe dy ditë kur votuesit në diasporë duhet t’u drejtohen kutive të votimit nëpër ambasada dhe përfaqësi konsullore të Maqedonisë, në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen edhe në njësinë e shtatë zgjedhore të diasporës. Kandidati shqiptar, i cili kryeson listën, Xhevdet Spahiu, ka ftuar të gjithë mërgimtarët që janë të regjistruar që më 10 dhjetor (e shtunë) në mënyrë masive të dalin në votime që do të organizohen në përfaqësitë diplomatike të shteteve përkatëse ku jetojnë dhe veprojnë, përcjell albinfo.ch.
Kandidati për deputet të Diasporës, Xhevdet Spahiu, gjatë fushatës parazgjedhore ka bashkëbiseduar me mërgimtarët kudo nëpër Zvicër për të prezantuar platformën e tij politike.
Zgjedhësit e regjistruar për të votuar në diasporë mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike, ambasada/konsullata të Maqedonisë ku jetojnë, më 10 dhjetor 2016.
Të drejtën e votës mund ta realizojnë nga ora 07:00 në mëngjes deri në orën 19:00.
Në këto zgjedhje do të implementohet modeli proporcional, e jo i shumicës sikur në vitin 2011 dhe 2014.
https://www.facebook.com/XhevdetDeputet/?fref=ts
Burimi: Albinfo.ch
Linku I shkrimit: http://www.albinfo.ch/diaspora-e-maqedonise-voton-me-10-dhjetor/
Radio Vala

1,817 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje